10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Tableti i ri nga Panasonic

Më të lexuarat

Në CES 2013 në janar, Panasonic befasoi të pranishmit duke prezantuar një tablet 20-inç me Windows 8, që kompania pretendonte se kishte një ekran me rezolucion 4k. Asnjë informacion tjetër në lidhje me tabletin nuk është shpallur në atë kohë. Sot, Microsoft ka ofruar disa informacione rreth tabletit, që ende nuk ka emër.

Në një postim në blog Microsoft tha se, rezolucioni aktual i tabletit do të jetë 3840×2560, e cila në fakt është pak më e madhe se 4K (3840×2160). Microsoft tha gjithashtu se raporti i aspektit të tabletit do të jetë 15×10.
Autori i blogut tha se ai e kishte testuar tabletin nga Panasonic dhe pohoi se ishte habitur se sa i hollë dhe i lehta ishte, pavarësisht ekranit 20-inç.
Blogu i Microsoft e ka etiketuar atë si një produkt që “vjen së shpejti,” kështu që shpresojmë se nuk do të duhet të presin shumë gjatë, edhe pse pritet të ketë një çmim të lartë./krokodili/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit