Byroja Federale e Hetimeve, FBI, ka njoftuar se ende askush nuk ka marr përgjegjësinë për shpërthimet në maratonën e Bostonit.
Hetuesit po ashtu thonë se dyshojnë që shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga pajisje që i ngjan një tenxhereje me presion, që ishin bart me çanta shpine.
Dy bombat që shpërthyen të hënën vranë të paktën 3 veta, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 8 vjeç, dhe plagosën më se 170 të tjerë, transmeton “Evropa e Lirë”.
Obama ndërkaq pritet të vizitojë Bostonin ditën e enjten, sipas paralajmërimeve nga Shtëpia e Bardhe. /kohaislame