Ndoshta ju ka shkuar mendja për çokollatë dhe në vend të saj kërkoni një gjë të ëmbël tjetër. Pra kur trupi nuk ju kërkon kafeinë, keni alergji prej kakaos, ose çokollata ju shkakton dhimbje koke, në një gjendje të tillë ju vijnë në ndihmë lulet e “akacieve te bardha” ose siç i thonë ndryshe lulet e “bagrenit”. Edhe për macet apo qentë të cilëve sheqeri nuk iu bën mirë mund të përdorni për t’ia shuar urinë “lulet e bagrenit”. Madje këtyre kafshëve shtëpiake mund të themi se lulet e “akacieve te bardha “ iu pëlqejnë shumë. Lulet e ”Akacieve te bardha“ mund të përdoren si ushqim në vend të çokollatës kjo është një bimë e cila ka 5000 vjet që njihet. Pema e ”akacieve të bardha “ rritet në natyrë nëpër vendet ku mbizotëron klima mesdhetare. Frytet e saja që kanë formën e brirëve të dhisë (pra që ngjasoje me bishtajën) mund të hahen, por duhet të bëhet kujdes tek disa lloje të pseudo-akacieve, ku përveç luleve çdo gjë tjetër është toksike, helmuese dhe për disa kafshë (kalin) sjell rëndim të gjendjes që mund ta rrezikoj edhe jetën. Pema e “akacieve të bardha” rritet nëpër vende të thata, shkëmbore nëpër toka djerrë madje edhe nëpër rërishte. Megjithëse pema e “akacieve të bardha “ ekziston në varietete të ndryshme, në përgjithësi i jep frytet edhe pas 3-4 vitesh, por me kuptimin e vërtetë të fjalës frutat ajo i jep pas 6-8 vitesh. Një pemë që është formuar tërësisht jep afro 1000kg frute. Çdo frutë e saj që ka formën e bishtajës brenda ka deri në 15 kokrra të vogla si bizele. Këto kokrra të kësaj peme përveç se luajnë edhe rolin e farës së saj ato kanë pasur edhe një funksion historik. A e dini se kokrrat e kësaj bime janë përdorur edhe si pesha për të matur karatin e gurëve të çmuar ose të floririt? Po pra edhe pse kjo mund t’ju duket si një gjë e çuditshme, çdo farë e kësaj bishtaje ka peshë të njëjtë. Çdo farë peshon 0.2 gramë, pra pesë kokrra të tilla peshojnë 1 gram. Në kohërat antike sidomos në Lindje të Mesme këto kokrra të vogla janë përdorur për të matur vlerën(karatin) e floririt ose të gurëve të çmuar. Për vite me radhë vlera e diamanteve është matur me anë të këtyre kokrrave. Edhe vetë fjala karat prejardhjen e ka nga greqishtja që do të thotë “briri i dhisë” (pra kokërr bishtaje). Në Romën e vjetër një flori i pastër do të thoshte 24 karat pra 24 kokrra të tilla që peshonin 4.5 gram.
Në kohërat e vjetra më tepër në periudhat Arabe, Selxhukase apo Osmane kokrrat e “brirëve të dhisë” janë përdorur si pesha. Në ato kohë 16 kokrra të tilla kishin kuptimin e 1 dërhemi. Në rast se pyesni çfarë kuptimi kishte dërhemi, megjithëse me kohë ky kuptim ndryshoi, ai tregonte afro 3 gramë. Pra shitësit tek shisnin një mall me vlerën 2 dërhem pra afro 32 kokrra të kësaj bime (bririt të dhisë) kur shtonin edhe një kokërr tjetër, kjo donte të thoshte se blerësi ishte një njeri me autoritet. Këndej e ka origjinën edhe thënia “dy dërhem edhe një farë”. Pra farat e kësaj peme janë përdorur si masë peshe në vlerësimin e gurëve të çmuar ose të floririt. Në Turqishte kjo thënie është vendosur për të treguar njerëzit e veshur mirë dhe që bien në sy. Atyre u thonë qenke bërë “si dy dërhem dhe një farë“.
“Briri dhisë” apo siç njihet edhe me emrin tjetër “akacia e bardhë” në Anglisht dhe Gjermanisht ka kuptimin e bukës se profetit Jakov. Edhe Arabët “brirëve të kecit “ iu thonë “karuba”. Në librat e shenjta të çifutëve ka histori të ndryshme mbi “akacien e bardhë“. Turqit, qysh në kohë të lashta farat e “bririt të dhisë“ i kanë përdorur si pekmez. Pekmezi i këtyre farërave ka vlera të shumta shëndetësore, por më tepër ai përdoret tek anemikët dhe tek ata që kanë mungesa në hekur. Arkeologët tek hieroglifët e Egjiptit të Lashtë kanë zbuluar fjalën e “bririt të dhisë“ që qenka përdorur me kuptimin e fjalës ëmbëlsirë. Madje dihet se tek egjiptianët e lashtë në vend të sheqerit përdoreshin kokrrat e “akacies së bardhë “ në fakt tek vendet ku është kultivuar kjo pemë, përpara se të përdorej sheqeri që dilte nga kallami apo panxhari i sheqerit në përgjithësi është përdorur “akacia e bardhë”. Në Maltë përdoret një shurup kundra kollës ose dhimbjeve të grykës që është prodhuar nga lëkura e “akacies së bardhë “. Ndërkohë duhet të themi se kur nuk ka mungesa në ushqim edhe kafshëve u jepej nga kjo bimë për të ngrenë. Në vitet 1930 në kohën e luftës në Spanjë kur për fëmijët mungonte ushqimi, ”brirët e dhisë“ janë bërë “shpëtimtarë” të tyre. Edhe në kohën e Luftës së II-të Botërore kur Greqia ishte pushtuar nga gjermanët, populli grek në ishuj ka përdorur si ushqim “brirët e dhisë “ për të shuar urinë.
Në Turqi “briri i dhisë“ është një bimë mjekësore që zë vendin e parë në eksport. Kjo bimë ka kalcium me tepër se qumështi. Gjithashtu ajo përmban vitamina A, B dhe E, fosfor dhe zing. Kafeinë ajo nuk ka. Edhe vlera e yndyrës është aq e vogël sa që mund të thuhet se nuk ka fare yndyrë. Është një bimë mjekësore të cilën mjekët popullorë e përdorin shumë kundër astmës dhe kollës.
Sipas Organizatës Botërore të Bujqësisë, vendi që prodhon më tepër “akacien e bardhë “ është Spanja, atë e ndjekin Italia, Portugalia, Maroku dhe Greqia. Turqia edhe pse nuk zë vend në krye të prodhimit të kësaj peme, në eksport ajo zë një vend me rëndësi. Shkak për këtë, është se në vend ajo nuk konsumohet shumë po ashtu nga ana ekonomike nuk zë ndonjë vend të madh./trt/kohaislame