2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Takohen Kingat

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar në Arabinë Saudite ku ka filluar turnin dyditor në kuadër të të cilit do të vizitojë edhe Kuvajtin dhe Katarin, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas mbërritjes në aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Abdulaziz“ në Xheda, presidenti Erdoğan takoi në terminalin mbretëror, mbretin Salman bin Abdulaziz, i cili më vonë e shoqëroi deri tek pallati i tij në Xheda.

Të dy liderët morën pjesë në drekën e përbashkët pas çka filluan takimin e zgjeruar të të dyja delegacioneve.

Vizitën në Xheda Erdoğan pritet ta përfundojë me takimin me princin saudit Mohammed bin Salman, pas çka do të udhëtojë për në Kuvajt. Presidenti turk nesër do të vizitojë edhe Katarin, ndërsa tema kryesore me udhëheqësit e tre vendeve është kriza aktuale në shtetet e Gjirit.

Mëngjesin e sotëm në Stamboll, Erdoğan, deklaroi së për Turqinë është e gabuar secila krizë mes vëllezërve të saj të Gjirit, pavarësisht për natyrën e problemit, dhe se është shumë i zemëruar për situatën aktuale në atë rajon, për të shtuar se përkrah nismën e Kuvajtit për zgjidhje të problemit.

Kriza e Gjirit u përshkallëzua më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ndërprenë marrëdhëniet dhe bllokuan Katarin për akuza të pretenduara se mbështet terrorizmin, të cilat autoritetet në Doha i kanë mohuar dhe bllokadën e shohin si një shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit