Menyra të ndryshme që shpshëherë mendojmë që janë edukative dhe nëse mendoni që gjithçka që është art është edhe edkum atëhere keni gabuar.
Postimi i plotë nga Socilogu Prof. Ardian Gola
Femijet tane duke u edukuar per vallezim modern me kengen e Mozzikut dhe Ences:
“bonu manjak n’xine naj dhip”
“lem ta preki se deka me ta prek”
“pik mua met veq me dit qa ki nen brek”
“Ta qoj sms-in takomi te Wc-ja “
e Enca ia kthen:
“Prit mos fol kurgjo se krejt vet ti dho”
Duhet kuptuar qe topitjen intelektuale dhe vyshkjen shpirterore te femijeve e shkakton edukimi i dobet estetik. Banalizimi hedonist i shijes, te cilen mundeni me e pa ne linkun e afishuar, vazhdon ta normalizoje objektifikimin seksual te trupit femror. Nuk jane ne pyetje vetem levizjet e trupit te ketyre vajzave te mitura, por mbi te gjitha permbajtja e lartepermendur e tekstit, nen shoqerimin e te cilit zhvillohet e tere maskarada artistike e quajtur “vallezim modern”. E ky nuk eshte vallezim. Eshte striptiz te miturish qe imiton striptizin e estrades sone dhe kulturen e tyre pormografike qe e promovojne. Mjafton te shihni videot pasuese nga e njejta studio e quajtur “Akademi e vallezimit” ku vallezohen kenget si ajo e Elvana Gjates “Puthe”
Ky i ashtuquajtur vallezim, nuk meton te provokoje ndjenjat estetike te se bukures, por te ve ne levizje pasionin libidinal te biologjikes. Kulturalisht ky eshte konsumerizem i pashirt komercial dhe s’ka te beje asgje me fisnikerim shpirteror dhe emancipim social e gjinor. Si qenie te pafajshme qe jane, eshte abuzive te injektosh tek femijet nevojen per joshje seksuale, te cilen e promovon ky lloj vallezimi. Ky eshte stadi psikologjik ku vajzat fillojne dhe e perbrendesojne barren kulturore te joshjes seksuale. Ketu fillon riprodhimi i dominimit maskulinist, ku gruaja portretizohet me sensualitetin ndersa burri me arsyen.