Këngëtari i grupit Linkin Park, Chester Bennington është vetëvrarë, raporton TMZ.
“Burime na tregojnë se këngëtari ka varur veten në një banesë private në Palos Verdes Estates në Los Angeles. Trupi i tij është zbuluar para orës 9”, shkruan TMZ.
Bennington, 41 vjeç, ishte i martuar dhe kishte 6 fëmijë me dy gra, transmeton Koha.net. Këngëtari kishte pasur probleme me drogën dhe alkoolin për disa vite.
Ai e kishte konfirmuar se ka konsideruar vetëvrasjen sepse ishte abuzuar si fëmijë nga një burrë i moshuar.
Ai ishte shumë i afërt me këngëtarin Chris Cornell, që gjithashtu kishte bërë vetëvrasje në maj.
Allahu na ka treguar se mëkatet ia nxijnë jetën njeriut, ndërsa veprat e mira i japin jetë dhe e lumturojnë atë. I lumtur është ai njeri që kupton se misioni i jetës së tij është për ta adhuruar Zotin, në të gjitha që Ai ka kërkuar nga ne.