5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Meditime Kuranore – 3

Më të lexuarat

1. Kur’ani kundërshton risimtarët!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Dhe, qe, kjo është rruga ime e drejtë; prandaj ndiqnie, e mos shkoni rrugëve tjera që t’ju shmangin ato nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porositë Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” (En Am: 153).

Po ta meditonte njeriu ashtu siç duhet Kur’anin Famëlartë, do ta sheh se si Kur’ani i refuzon risimtarët (bidatgjit) së bashku me risitë e tyre që i kanë shpikur.

Imam Ahmedi Es Suneh, të Halalit; 1/547

2. Me ndihmën e Allahut arrihet suksesi!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Pra, të jesh i durueshëm!d Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut.” (Nahl: 127).

“…ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer; 10).

Kërkimi i ndihmës prej Allahut, pajtimi me caktimet e Tij, shpresa dhe pritja e fitores (suksesit) prej Tij dhe kërkimi i shpërblimit nga Allahu, ia mundëson robit të fitoj shpërblime nga Allahu pa masë.

Dr. Nasir el Umer

3. Llojet e polemikave (debateve) të ndaluara!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.” (Nahl: 125).

Allahu, xhele ue ala, i ka ndaluar tri lloje të polemikave në Kur’an, ato janë:
1. Polemika në të kotën.
2. Polemikë pa dituri.
3. Polemikë për të vërtetën pasi që është sqaruar dhe kuptuar e vërteta.

Ibn Tejmije, rahimehullah. Mes’ele Huduth el Alem, fq.157

4. Përmendja e shpeshtë e Allahut, e ruan besimtarin nga rënia në mëkate!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre.” (Enfal: 2 ).

Es Sudij, rahimehullah, ka thënë: “Ky është njeriu i cili vendos të kryej një mëkat, e përmend Allahun dhe menjëher largohet nga kryerja e mëkatit.”

Et Tebsireh, të Ibn Xheuzit, fq.398

5. Allahu, xhele ue ala, thotë: “A nuk e di se Allahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe fut (dritën) ditën në natë, dhe Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të përendojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se Allahu hollësisht është i njohur për atë që veproni.” (Llukman: 29)

Allahu, xhele ue ala, filloi me përmendjen e natës, ngase çështja saj është e çuditshme, çudia e saj është se si errësira e saj i mbulon tërë dritat e ditës!?

Tahir Ibn Ashur Et Tahrir Vet Tenvir; 8/185

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit