13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

SHBA pezullon ndalesën e “laptopëve” në avionët nga Arabia Saudite

Më të lexuarat

– Avio kompania e Arabisë Saudite e njohur si Saudia, ishte aviokompania e fundit e cila mbetej e nënshtruar në masat e imponuara nga administrata Trump

WASHINGTON (AA) – Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, ka pezulluar ndalesën për mbajtjen e pajisjeve elektronike më të mëdha se telefoni celular, në avionët komercial të cilët vijnë nga Arabia Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Avio kompania e Arabisë Saudite e njohur si Saudia, ishte aviokompania e fundit e cila mbetej e nënshtruar në masat e imponuara nga administrata Trump në mars të këtij viti.

Administrata për Sigurinë në Transport (TSA) njoftoi se “Saudia” dhe aeroporti i saj Jeddah International, kanë zbatuar masat e sigurisë me çka ndalesa është pezulluar.

“Udhëtarët nga aeroporti Xheda tani e kanë të lejuar të mbajnë në kabinën e fluturimeve për në SHBA, pajisjet e ndaluara më parë”, ka shkruar agjencia në Twitter.

Gjithsej 180 aviokompani në rreth 280 aeroporte në 105 shtete të ndryshme ishin të prekura nga masat e sigurisë të vendosura nga SHBA-të.

Në një njoftim të lëshuar, Saudia tha se pret që pezullimi të hyjë në fuqi të mërkurën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit