-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mjekra mbron nga dhimbja e fytit dhe kanceri i lëkurës, por ngadalëson edhe plakjen

Më të lexuarat

Mjekrat kanë efekt të dobishëm në shëndet, veprojnë si njëfarëlloj izolatori dhe mbrojnë nga dhimbja e fytit dhe djegiet nga dielli, ndërsa lehtësojnë edhe astmën, të cilën e nxisin grimcat e polenit.

Trendi i mjekrës është kthyer dhe mjekrën e rritur e mbajnë edhe shumë yje hollivudiane, si Ben Affleck, George Clooney, Hugh Jackman dhe Joaquin Phoenix.

Mjekra mbron nga djegiet e diellit dhe kanceri i lëkurës, ka vërtetuar studimi i Universitetit Queensland. Shkencëtarët kanë vërtetuar që mjekra ofron mbrojtje prej 80 deri 95 për qind nga dielli, ndërsa fortësia e mbrojtjes varet nga ajo se sa të gjata dhe dendura janë qimet. Po ashtu rrezet UV tri herë më pak depërtojnë në lëkurën e qimeve të rritura sesa te meshkujt pa mjekër, shkruan “Daily Mail”.

Qimet veprojnë si faktor mbrojtës dhe sa më të dendura që janë, mbrojtja është më e madhe. Por varësisht nga kjo, edhe meshkujve me mjekër u rekomandohet losioni me faktor mbrojtës, ka theksuar dermatologu, dr. Nick Lowe.

Astma. – Meshkujt me astmë, të cilën e shkakton poleni, pohojnë që mustaqet dhe mjekra ua zvogëlojnë simptomat. Mustaqet parandalojnë që grimcat të hyjnë në hundë dhe mushkëri, pohon Carol Walker nga qendra për trikologji në Birmingham.

Disa ekspertë nuk pajtohen me këtë teori, kështu që thonë që mustaqet vetëm përkohësisht mund të mbajnë grimcat. Në rastin më të keq sasitë e mëdha të polenit, të cilat janë grumbulluar mund të nxisin reaksion të rrezikshëm alergjik.

Plakja. – Qimet në fytyrë mbrojnë lëkurën nga kushtet e pafavorshme të motit dhe ngadalësojnë plakjen. Ato parandalojnë humbjen e lagështisë dhe lëkura është vazhdimisht e hidratuar. Nëse aplikoni krem në lëkurën nën qime, lëkura më gjatë do mbajë lagështinë sesa fytyra pa mjekër, pohon dr. Lowe.

Po ashtu meshkujt kanë lëkurë më të trashë sesa femrat, e cila është më rezistuese në dëmtime, ndërsa mjekra i mbron edhe më shumë, ka shtuar ai.

Kolla dhe dhimbja e fytit. – Mjekra e cila shtrihet nëpër qafë krijon shtresë mbrojtëse dhe mban nxehtësinë, ndërsa parandalon kollën dhe dhimbjen e fytit. Qimet veprojnë si izolator i llojit të vet dhe ndihmojnë gjatë muajve të ftohtë, ka shtuar Walker.

Por mbi të gjitha, dobitë e bartjes së mjekrës me qëllim adhurimi dhe shpërblimi nga Zoti i madhërishëm, janë dobitë më të larta, pasimi i traditës së njerëzve më të mirë në tokë, të gjithë profetëve të Zotit dhe burrave të mirë që i pasuan ata. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit