Vazhdojnë sulmet e forcave të Esadit ndaj opozitarëve në Siri.
Në sulmet e organizuara në qytetet e ndryshme në mbarë vendin janë vrarë 20 persona.
Sulmet vazhdojnë me gjithë shpejtësi në gjithë vendin e posaçërisht në qytetet Damask, Halep dhe Humus.
Në këto sulme të organizuara nga ajri dhe toka u plagosën edhe një numër i madh i qytetarëve.
Ndërkaq në sulmin kamikazë të organizuar në kryeqytetin Damask janë vrarë 15 ndërsa u plagosën 53 persona.
Në anën tjetër udhëheqja e Esadit, e cila pas pretendimeve të opozitarëve se në sulme janë përdorur armët kimike, aplikuan pranë Kombeve të Bashkuaranë lidhje me rastin, por njoftohet se udhëheqja ngushtoi zonën e hetimeve të delegacionit hetues të Kombeve të Bashkuara.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Mun deklaroi se janë në pritje të lejes nga Siria dhe në rast se kjo leje del delegacioni është i gatshëm që brenda 24 orëve të filloj me punime.
Por, udhëheqja e Esadit do të lejoj delegacionin në fjalë të punoj vetëm në zonën Han El Assal, ndërsa Kombet e Bashkuara dalin kundër kësaj.
Opozitarët sirian kishin pretenduar se regjimi përdori armë kimike në dy zona të ndryshme, ndërsa ky pretendim ishte paraqitur në Kombet e Bashkuara nga ana e Anglisë dhe Francës./trt/kohaislame