0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Gjermanët do ta furnizojnë MPB-në me pasaporta

Më të lexuarat

Gjykata e tenderëve i ka dhënë të drejtë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe e ka bërë të plotfuqishëm vendimin e saj që të nënshkruajë kontratë me kompaninë “Giesecke&Devrient GmbH” për furnizim me pasaporta elektronike.

Në rast se MPB-ja e zbaton vendimin e OSHP-së, atëherë kontrata me kompaninë gjermane do të ketë një vlerë prej 6 milionë e 631 mijë e 896 eurosh.

Organi Shqyrtues i Prokurimit i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e kompanisë sllovene ”Cetis” për shkelje ligjore në procesin e tenderimit.

Seanca dëgjimore është mbajtur të enjten, paneli shqyrtues i kryesuar nga Hysni Hoxha dhe dy anëtarët, përkatësisht Tefik Sylejmani dhe Osman Kryeziu, ka vendosur që të hedhën poshtë të gjitha pretendimet e kompanisë ankuese.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit