12.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kurtulmus: Turqia nuk është një vend që mund të lihet të pres në dhomën e pritjes

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministr Numan Kurtulmus zhvilloi një vizitë në përfaqësinë e përhershme të Turqisë në BE.

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus deklaroi se Turqia nuk është një vend që do të mund të edukohet nga Bashkimi Evropian duke e lënë në dhomën e pritjes.

Zëvendëskryeministri Kurtulmus vizitoi përfaqësinë e përhershme të Republikës së Turqisë në BE ku u takua me ambasadorin e përhershëm turk, Faruk Kaymakçi prej të cilit u informua në lidhje me punimet.

Në fjalimin e tij të mbajtur gjatë vizitës para përfaqësuesve të ministrive përkatëse, Kurtulmus tha se njëra prej aktiviteteve më të rëndësishme të Turqisë në Bruksel janë punimet që zhvillohen në përfaqësinë e saj të përhershme në BE.

Duke e bërë të ditur se marrëdhëniet Turqi-BE do të vazhdojnë, Zëvendëskryeministri tërhoqi vëmendjen se kohëve të fundit jetohen disa vështirësi shtesë të cilat burojnë nga struktura institucionale e BE-së, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Kjo është një ndryshim rrënjësor i qëndrimit të përgjithshëm dhe stilit të politikës evropiane. Kjo në të vërtet nuk dëmton vetëm marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian, por në të njëjtën kohë dëmton edhe të ardhmen e Evropës. Racizmi, ksenofobia dhe islamofobia në rritje marrin nën ndikim rrymat të ndryshme politike në vendet e ndryshme evropiane”.

Kurtulmus theksoi se Evropa kalon nëpër një sprovë të madhe dhe tha: “A do të jetë Bashkimi Evropian një institucion i mbyllur në vete, larg nga vlerat përbërëse, i cili pezulloi për një kohë tjetër zgjerimin që frikësohet nga identitetet evropiane apo do ta forcoj veten në kuadër të vlerave të përbashkëta kulturore dhe përbërëse evropiane duke u zgjeruar me të vërtetë? Pika më sfiduese nga aspekti i BE-së janë marrëdhëniet me Turqinë”.

“Çfarë ishte dje perspektive e BE-së e Turqisë është edhe sot”, tha Kurtulmus dhe shtoi se Turqia është e vendosur për të vazhduar me qëndrim konstruktiv.

“Në qoftë se Bashkimi Evropian me të vërtet do të vazhdoj të ekzistoj, atëherë njëra prej hapave më të rëndësishme që do ti hedhë do të jetë në drejtim të zgjerimit. Në qoftë se i hedhë këto hapa atëherë vendi i parë që do ti del para është Turqia, e cila është një vend që pret tek porta e saj prej vitit 1963 e këtej. Turqia nuk është një vend që do të mund të edukohet nga Bashkimi Evropian duke e lënë në dhomën e pritjes. Ne zhvillojmë negociatat në mënyrë të barabartë, ndërsa procesin e anëtarësimit në BE vazhdojmë ta vlerësojmë në mënyrë pozitive nga aspekti ynë”, deklaroi Kurtulmus.

Zëvendëskryeministri në kuadër të vizitës në Bruksel do të vizitoj edhe ambasadorin e Turqisë në Bruksel, Mehmet Hakan Olcay dhe Institutin Yunus Emre.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit