1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Pёrpjekja misionare e amerikanёve nё Parandorinё Osmane

Më të lexuarat

Më 1839 sulltani shpalli Reformat e Tanzimatit, të cilat përfaqësojnë një përpjekje të dëshpëruar për ta riorganizuar dhe për ta bërë më efikas shtetin e tij. Këto reforma synonin një ndryshim rrënjësor të strukturës shtetërore të perandorisë. Ato ishin një rikthim i Reformave Nizam-i-Xhedit të ndërmarra nga Selimi III, në vitin 1808, i cili kërkonte strukturimin e ushtrisë osmane sipas modeleve perëndimore, por që përfunduan me prerjen e kokës së sulltanit që i inicioi.

E reja e Reformave të Tanzimatit kishte të bënte me faktin se ato nuk preknin vetëm ushtrinë, por synonin transformimin e plotë të perandorisë në të gjitha fushat e jetës. Në aktin e Gjylhanesë garantohej barazia e të gjithë shtetasve të perandorisë përpara ligjit, pa dallim feje e nacionaliteti;

parashikohej zgjerimi i Këshillit të Çështjeve Juridike, i cili do të hartonte ligjet e reja që do të jetësonin këtë program. Po ashtu në këtë akt bëhej fjalë për futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për të gjithë shtetasit dhe kufizohej kohëzgjatja e këtij shërbimi. Me të vendosej ndarja dhe mbledhja e rregullt e taksave dhe heqja e sistemit të sipërmarrjes. Me tё drejtё historianët mё eminent tё Perandorisё Osmane, reformat e tanzimatit i quajtёn një fitore të qytetërimit perëndimor.

Këto reforma të frymëzuara edhe nga fuqitë e mëdha që kërkonin kufizimin e pushtetit të sulltanit dhe më shumë liri e të drejta për nënshtetasit jomyslimanë të perandorisë, sollën një përqendrim edhe më të madhё të pushtetit autokratik të padishahut.

Kёshtu pra Tanzimati, ndёrkombёtarёve ju dha edhe mё shume hapsirё pёr veprimtari dhe shtrijre tё ideve filozofike dhe ideologjike tё tyre.

Pёrpjekja e amerikanёve pёr tё ungjillizuar botёn, preku edhe Perandorinё Osmane. Kjo me gjasё filloi nё dekadat e para tё shekullit XIX, me njё shfaqje tё madhe ndjenjash fetare, duke pasur efekte tё shumta sekondare pozitive edhe pse dёshtoi konkretisht nё punёn parёsore tё konvertimit.
Ndonёse fillimisht ka pasur pёr synim konvertimin e muslimanёve, misioni amerikan nё Perandorinё Osmane erdh dhe u kufizua te pakica e popullatave tё krishtera, sidomos te armenёt dhe pjesёrisht te grekёt. Nisi mё 1819, me njё qendёr misionare nё qendra me 46 misionarё amerikanё, mё sё shumti tё ndihmuar nga punonjёs armenё, si deh 185 shkolla. Duke qenё projekti mё i rёndёsishёm i Kёshillit Amerikan tё Komisionarёve pёr Misionet e huaja, brenda mё pak se njё shekulli misioni nё Perandorinё Osmane kishte arritur nё 17 qendra kryesore dhe nё 256 degё, me 174 misionarё amerikanё.
Kjo nxiti ngritjen e shkollave, tё cilat, arritёn nё 426, tё frekuentuara nga 25.000 nxёnёs. Vёnia e theksit te feja biblike shёrbeu si nxitёs i pёrkthimit tё Shkrimeve tё Shenjta nё gjuhen e folur, ndёrsa pёrkthimi i Ungjijve tё parё nё bullgarishten modern u krye nёn pёrkujdesjen e Kёshillit Amerikan tё Izmirit. Arritja mё e spikatur ishte ajo e themelimit tё kolegjeve tё pёrtejdetit nё Konstandinopojё dhe nё Bejrut.
Institucioni mё i famshёm ishte “Robert College”, qё u hap mё 1863, i cili ishte i lidhur me Kёshillin Amerikan, u bё institucion i pavarur dhe shkolla e huaj mё e rёndёsishme nё Perandorinё Osmane.
Vendasit qё e frekuentonin ishin tё rrallё, mirpo kjo nuk e pengoi qё tё formёsohen pakica tё shumta tё popujve tё ndryshёm, sidomos pas humbjes tё Perandorisё Osmane me mё 1878.

Pёr mё tepёr shihni edhe William Goodwell “40 vjet nё Perandorinё Osmane”, Leland James Gordon “Lidhjet amerikane me Turqinё” dhe James F. Clarke “Misionerёt amerikanё dhe ringjallja kombёtare nё Bullgari”

Autor: Besart Peci

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit