1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Dartmouth: Nuk bëra shaka për vitin 3000 (Video)

Më të lexuarat

William Darmouth, anëtar i Parlamentit Evropian nga Partia britanike e Pavarësisë, e udhëhequr nga euroskeptiku Nigel Farage, thotë se nuk ka bërë shaka kur ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian në vitin 3000. Ai shton se kundërshton që shtetet e reja të futen në Union.
“Kemi kundërshtuar që më 2004 të anëtarësohen Polonia, Qipro, Hungaria, Lituania, Estonia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia… Kemi kundërshtuar që më 2007 të hyjnë Bullgaria dhe Rumania. Tani e kundërshtojmë Kroacinë. Dhe, do të vazhdojmë të kundërshtojmë. Jo vetëm për Serbinë, por edhe për Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Turqinë e të tjerët…. Kjo është politika jonë e përgjithshme”, tha ai.

Politikani britanik, që është Earli i Dhjetë i Darmouthit, thotë se procesi i zgjerimit të Bashkimit të ndalet duhet të ndalet, sepse Britania e Madhe po ballafaqohet me kërkesa të mëdha të emigracionit dhe se nga ky shtet po merren para të mëdha për fondet e kohezionit të cilat shkojnë tek anëtarët e pazhvilluar. Sipas tij, me pranimet e reja, situata do të jetë më e keqe.

“Nëse Serbia do të banohej njëjtë si Anglia, nuk do t’i kishte shtatë, por 30 milionë banorë. Në mes të vitit 1997 dhe 2007, imigrimi në vendin tonë është rritur në 4.4. milionë banorë. Aktualisht, në Angli çdo vit hyjnë më shumë njerëz sesa që kanë hyrë në tërësi në periudhën 1066-1950. Ne, thjeshtë nuk kemi më hapësirë”, ka thënë Darmouth në një intervistë për Vecerenje Novosti.

William Darmouth, gjatë muajit mars ka “propozuar” në Strasburg që tema për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE të shtyhet… për vetëm 987 vite tjera!

“Dua të propozoj që debatet për anëtarësimin e Serbisë dhe Kosovës në BE të shtyhen jo deri në prill 2013, por në prill 3000”, ka thënë Darmouth, i cili për këtë deklaratë fiton edhe duartrokitje. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit