Ushtria hapi zjarr dhe vrau palestinezin për të cilin pretendohet se sulmoi ushtarin izraelit duke i shkaktuar lëndime më të lehta trupore
JERUSALEM (AA) – Ushtria izraelite vrau të hënën një palestinez në Bregut Perëndimor me pretendimin se i njëjti kishte tentuar të përplas me veturën e tij një ushtar izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e armatosura të Izraelit, thanë se incidenti ka ndodhur në rrugën mes vendbanimeve Tekoa dhe Efrat në Bregun Perëndimor, kur fillimisht palestinezi kishte tentuar të përplas automjetin e tij në ushtarin izraelit, pas çka doli prej veture dhe sulmoi ushtarin me thikë.
Ushtria hapi zjarr dhe vrau palestinezin për të cilin pretendohet se sulmoi ushtarin duke i shkaktuar lëndime më të lehta trupore.
Identiteti i palestinezit të vrarë ende nuk është zbuluar, ndërsa sipas shifrave zyrtare të institucioneve palestineze, kjo është vrasja e 285-të të cilën e kanë kryer forcat izraelite që tetori i vitit 2015 nën pretekstin se kanë qenë të sulmuara.
Në anën tjetër, institucionet izraelite pohojnë se në incidentet e tilla në të njëjtën periudhë, janë vrarë të paktën 50 ushtarë.