“Në këtë mënyrë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nderon të gjithë viktimat e gjenocidit dhe shpreh ngushëllim më të thellë për familjet e viktimave”
SHKUP (AA) – Me iniciativë të shoqatës AVAZ, për herë të parë këtë vit një delegacion kuvendor nga Maqedonia do të marrë pjesë në përkujtimin në Potoçari, me rastin e 11 korrikut, që njihet si Dita e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç kumtoi sot deputeti Zeqir Ramçiloviq, delegacionin do ta kryesojë ai, ndërsa në të do të jenë edhe kolegët e tij Rexhail Islamili dhe Ilija Nikollovski.
“Në këtë mënyrë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nderon të gjithë viktimat e gjenocidit dhe shpreh ngushëllim më të thellë për familjet e viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë nga korriku i vitit 1995”, thekson Ramçiloviq.
Njëkohësisht, në kuadër të shënimit tradicional, më 11 korrik në Shkup do të mbahet “Marshi i paqes”, të cilin e organizojnë disa organizata joqeveritare në krye me Bashkësinë Kulturore Boshnjake.
Shoqata AVAZ theksoi Ramçiloviq, në mënyrë më të ashpër dënon të gjitha krimet, por edhe të gjithë deklaratat të cilat e mohojnë gjenocidin ndaj popullatës civile në Srebrenicë.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, më 4 shkurt 2010, mbështeti Rezolutën e Parlamentit Evropian për Srebrenicën, të miratuar më 15 shkurt të vitit 2009 dhe u obligua që në mënyrë adekuate të shënoj 11 korrikun.