Policia franceze ka arrestuar një burrë 58 vjeçar i cili 30 vjet me radhë ilegalisht ka punuar arkitekt duke ndërtuar disa shkolla dhe një spital.
Arkitekti i rremë u arrestua afër Parisit derisa ishte duke mbikëqyrur ndërtimin e një shtëpie.
Vendimet e çuditshme të këtij “ndërtuesi popullor” e shtynë pronarin e shtëpisë të pyeste për të në Odën e arkitektëve.
Duke konstatuar se ai nuk gjendej në asnjë regjistër të Odës, rast u paraqit në polici. Sipas gazetës Parisier, mashtruesi pranoi në polici se ishte prezantuar arkitekt i rremë që nga viti 1983.
Supozohet se ndërmjet viteve 2009 – 2013 ai kishte përfunduar disa punë me vlerë 926.000 euro dhe për këto duhet të përgjigjet në gjykatë.
Për veprat e bërë para kësaj periudhe nuk do të përgjigjet sepse në ndërkohë është bërë parashkrimi i tyre.kohaislame