“Nëse dua të kthehem drejt islamit kjo është puna ime dhe askush nuk duhet të fusë hundët”, kështu ka deklaruar pak kohë më parë aktorja Lindsay Lohan.
E njohur për skandalet e shumta ajo ka vendosur të bëhet një besimtare e devotshme myslimane dhe tanimë jeton në Dubai.
Sipas burimeve të mediave amerikane, ajo mban shami dhe lexon Kuranin.
Madje me raste citon edhe fjalët e Erdogan.
Lohan prej vitesh ka qenë në vëmendje të medias për shkak të problemeve me drogën.
Ajo njëherë madje postoi foto me një pistoletë në kokë duke alarmuar fansat dhe familjen e saj.