3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Osmani: “Perandoria Osmane kishte besim të madh tek shqiptarët”

Më të lexuarat

Jusuf Osmani, profesor në degën e Arkivave në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se në Perandorinë Osmane kishte shqiptarë që shërbenin në të gjitha pjesët e administratës, raporton Anadolu Agency (AA).

Osmani ka qenë pjesë e simpoziumit të organizuar në qytetin e Bursës në Turqi. Simpoziumi me temë “Emigrimi nga Kosova drejt Bursës”, është organizuar nga Shoqata e Emigrantëve nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova në këtë qytet, (MAKDER).

Në një intervistë për AA, Osmani ka thënë se shqiptarët dhe turqit kanë qenë gjithmonë dy popuj të afërt me njëri-tjetrin. Ai ka thënë se ka 52 libra të botuar dhe shton se ka libra edhe me tema të rëndësishme, si masakra e serbëve gjatë viteve 1998-1999, si dhe emigrimi i shqiptarëve nga Kosova drejt Turqisë.

Duke vënë në dukje se emigrimi i shqiptarëve drejt Turqisë ka nisur në vitin 1878, pas kongresit të Berlinit, Osmani ka vënë në dukje se pas hyrjes së forcave serbe në 713 fshatrat e rajonit të Nish-it, shqiptarët atje kanë nisur të emigrojnë drejt Kosovës dhe se një pjesë e tyre kanë shkuar edhe drejt Turqisë.

Ai ka vënë në dukje se Serbia në atë periudhë ka synuar të bëjë spastrim etnik dhe si rrjedhojë ka ndjekur një politikë për fshirjen e të gjithë muslimanëve të ndodhur në këtë rajon në mesin e të cilëve shumica ishin shqiptarë. “Pas pushtimit të Kosovës dhe Maqedonisë nga Serbia në vitin 1912 nisi vala e dytë e madhe e emigrimit. Ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore situata për shqiptarët ka qenë e vështirë. Serbët përmes politikave asimiluese dërguan shqiptarët e trevave të ndryshme në Kosovë, duke ndryshuar përkatësinë e popullsisë. Shqiptarët e asaj kohë emigruan përsëri drejt Shqipërisë dhe Turqisë”.

“Feja ishte një asrye e rëndësishem e emigrimit drejt Turqisë”

Duke vënë në dukje se në vitin 1938 është firmosur një marrëveshje për emigrantët mes Turqisë dhe ish-Jugosllavisë dhe prej vitit 1944 rreth 400 mijë shqiptarë të Kosovës kanë emigruar drejt Turqisë, Osmani në vijim të fjalës së tij tha gjithashtu se shumë shqiptarë kanë emigruar drejt këtij vendi edhe në vitet 1955-56, kohë kjo kur regjimi serb rriti dozat e presionit dhe torturave ndaj shqiptarëve në këtë vend.

“Synimi ishte largimi i shqiptarëve dhe muslimanëve në përgjithësi”, tha Osmani dhe në vijim shton: “Serbët kishin një plan të tillë; të mbajnë sa më shumë larg nga zona shqiptarët dhe për shkak se Turqia ishte një vend i largët i dërguan atje. Për shkak të mundësisë së rikthimit nuk u dërguan në Shqipëri. Ndërsa një tjetër faktor ishte feja. Shqiptarët e Kosovës kishin shumë të afërt në Turqi, të cilët kishin emigruar më parë. Kjo ishte një tjetër arsye pse ata zgjodhën këtë vend. Ndërsa një tjetër arsye mund të quajm edhe afrimitetin e dy popujve gjatë periudhës Osmane. Shqiptarët kanë zgjedhur qytete si, Stambolli, Bursa, Izmiri, Samsun-i, dhe shumë qytete të tjera. Osmanët kishin besim të lartë tek shqiptarët. Kjo mund të vihet re edhe tek prezenca e tyre në drejtimin e kësaj perandorie, të cilët mund ti hasësh lehtë nga pozicioni më i thjeshtë deri tek Sadrazami. Vlen të përmendim këtu Mehmet Akif Ersoy-in, Sami Frashërin, madje edhe arkitektë të njohur të cilët kanë punuar për Perëndorinë Osmane. Për shembull shqiptari Hoxha Tahsin, ishte rektori i parë e Universitetit të Stambollit”.

Osmani në vijim tha se shqiptarët kanë marrë pjesë në të gjitha luftrat për mbrojtjen e Perandorisë Osmane në kohën e fundit të saj, duke përfshirë këtu edhe shqiptarët ortodoksë. “Shqiptarët ishin pjesë e shumë luftrave në kohën e fundit të perandorisë. Ata ishin pjesë gjatë kryengritjes së grekëve. Ishin pjesë e luftës së Çanakalasë. Një grek gjuan drejt Mustafa Kemal Ataturk-ut për ta vrarë, ndërkohë që Kapiten Bekir-i i del përpara duke u plagosur vetë për të mbrojtur Ataturkun. Ky dokumt gjendet në arkivat osmane në Shqipëri”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit