Shkrimtari, Enis Reçica, këtë të mërkure promovoi librin e tij “365 episode nga jeta”, njofton Klan Kosova.
Në këtë libër janë mbledhur rrëfime të përditshmërisë kosovare, në të cilat, sipas redaktorit të librit, do ta gjejë veten secili lexues.
Falënderues ndaj tyre por edhe të tjerëve që e mbështeten në botimin e veprës së tij u shpreh vet autori i librit, që është edhe gazetar në Klan Kosova.
Reçica, që edhe më herët kishte botuar libër, u zotua se nuk do të ndalet me kaq.
Librin me 500 faqe te gazetarit dhe magjistrit të integrimeve evropiane, lexuesit mund ta blejnë për 8 euro, në disa librari të kryeqytetit.
Kronikë nga Arbëresha Shpati