2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

A lejohet që myslimaneja të veshë fustanin e bardhë ditën e martesës?

Më të lexuarat

Pyetje: Hoxhë i nderuar: Çfarë thonë dijetarët rreth çështjes: A lejohet që myslimaneja të veshë fustanin e bardhë ditën e martesës? Dikush thotë se kjo është përngjasim me jobesimtarët. Allahu ju shpërbleftë për përgjigjen.

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…

Veshja e fustanit të bardhë apo vellos për në ditën e martesës është e lejuar. Tani po të sjell edhe një fetva:

Muhamed b. Uthejminin e kanë pyetur:

A lejohet që gruaja natën e martesës të veshë fustanin e bardhë, duke e ditur se kjo është përngjasim me kafirat?

Ai dha këtë përgjigje:

“Gruaja e ka të lejuar të veshë atë fustan të bardhë… sa i përket asaj se është përngjasim, unë them se tanimë nuk ekziston ai përngjasim, sepse të gjitha motrat myslimane kur martohen e veshin atë lloj fustani. Gjykimi i një vepre varet nga shkaku, është i pranishëm ose jo. Kështu që, ky përngjasim nuk ekziston tashmë për sa i përket fustanit, i cili është i përhapur edhe te myslimanët edhe te kafirat, atëherë themi se nuk është haram veshja e atij fustani…” (nga libri: Mexhmuatu es’iletin tehummul mer’e)

Kësaj përgjigje do t’i kisha shtuar edhe këtë:

Është kusht:

– Të mos dalë me atë fustan para burrave në asnjë mënyrë, qoftë ai vëllai i burrit apo mixha i tij;

– ky fustan të mos jetë aq i çelur, sa të zbulojë fundësisht pjesë nga trupi i vajzës, qoftë nga gjoksi apo pjesa e poshtme. Sepse zbulimi i pjesëve të turpshme është haram të bëhet qoftë edhe para grave.

Allahu jua ruajt nikahun dhe ju dhëntë çdo të mirë në dynja dhe ahiret.

Allahu e di me se miri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit