Banorët e Prishtinës sot janë ballafaquar me reduktime të mëdha të ujit të pijshëm.
Sipas Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, kjo mungesë e ujit është pasojë e një dëmtimi në gypin magjistral që furnizon qytetin.
“Pas një prishje të paparashikuar në gypin magjistral Albanik-Prishtinë, jemi detyruar ta ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për pjesën më të madhe të kryeqytetit”, ka njoftuar zyrtarja për informim e ndërmarrjes Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.
Sipas zyrtares së Ujësjellësit, ekipet gjenden në terren dhe se pritet që dëmtimi të sanohet deri në mbrëmje.kohaislame