1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

PPS-së i skadoi afati në mesnatë, Janeva i “preu në besë” shqiptarët

Më të lexuarat

Prokuroria publike Speciale nuk ngriti as sot, në ditën e fundit, aktakuza për rastet “Sopoti” dhe “Monstra”, raste këto për të cilat, kryeministri Zaev, në kohën kur publikonte materialet e përgjuara, për rastin “Sopoti” pati publikuar telefonata ku mund të kuptohej se është rast i montuar, e për rastin “Monstra” pati lënë të kuptohet se është gjithashtu rast i montuar, por si atëher si tani, nuk ka thënë më shumë se aq.

Siç njofton InfoShqip, shpresat e familjarëve se këto dy raste do ti marrë përsipër ekipi i Katica Janevës janë shuar në momëntin kur në konferencën e mbrëmshme për shtyp, Janeva tha që ende po pret përgjigje nga Këshilli I Prokurorëve Publik për të marrë PPS këto lëndë mbi vete.

“Shpresoj se Këshilli i Prokurorëve do të na i dorëzojë materialet për të cilat kemi dorëzuar kërkesë, jo vetëm për Monstrën, por edhe për lëndë të tjera. Ligji është i qartë në këtë drejtim, në afat prej 8 ditësh nga marrja e lëndës, unë do të vendos se a jam ose jo kompetente. Kjo nuk do të thotë se të gjitha lëndët në ndonjë fazë nuk po shqyrtohen. Por se a ka implikacione, a duhet ta marrim në kompetencë, ende për shkak të mungesës së bashkëpunimit, nuk kemi mundur të vazhdojmë me disa veprime që janë në kompetencën tonë”, tha prokurorja Katica Janeva.

Të kujtojmë se në një rast, vet Janeva i pat premtuar familjarëve të rastit “Monstra” se do ti marrë përsipër këtë lëndë, por familjarët thonë se nuk arriti ta mbajë fjalën e dhënë.

Gjasht të dyshuarit e rastit Monstra, janë dënuar me burg të përjetshëm, për vrasjen e dyshimtë të pesë personave në liqenin e Smilkovës më 12 prill 2012./infoshqip.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit