Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë u ka shtrirë dorën e ndihmës mbi 200 mijë njerëzve në Siri gjatë muajit të agjërimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Koordinatori për Sirinë, i grupit të ndihmës Kadir Akgunduz të enjten duke folur për AA, tha se agjencia ka ofruar ndihmë humanitare, përfshirë rroba, ushqim dhe pastrimin e materialeve në rajonet Idlib, Azez dhe Jarabulus.
“Gjatë Ramazanit është shpërndanë iftar për 255 mijë e 570 njerëz në Siri”, tha Akgunduz.
Ai më pas tha se 14.675 pako me ushqime, 6.200 kuti qumështi dhe 486 pako biskota u dërguan për fëmijët që jetonin në kampe.
Turqia ka pritur mbi tre milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë. Ajo ka shpenzuar 25 miliardë dollarë në strehimin e refugjatëve që nga fillimi i luftës civile në Siri.