-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dihen emrat e deputetëve të PDK-së që votuan kundër grave të dhunuara

Më të lexuarat

Është bërë publike lista me emrat e deputetëve të PDK-së që i bënë bashkë forcat – kryesisht me deputetë serbë – në tentimin për ta penguar ndryshimin e Ligjit për t’i futur edhe gratë e përdhunuara gjatë luftës në mesin e viktimave që u takon kompensimi.
Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të femrave thonë se futja e kësaj kategorie në këtë ligj është akt human që ka bërë Parlamenti i Kosovës. E “Vetëvendosje” e quan të turpshëm përpjekjen e partisë në pushtet, raporton KTV.

Ndërkohë, Qeveria premton se kjo kategori do të kompensohet.

Vetëm me katër vota më shumë, ndryshimi i ligjit është bërë i mundur dhe personat e dhunuar seksualisht në luftë tashmë do të kenë edhe kompensim material, njëjtë sikurse kategoritë e tjera të dala nga lufta. Më 21 mars të vitit 2000, organizata joqeveritare humanitare amerikane Human Rights Watch ka publikuar një raport 37 faqesh, ku janë përshkruar rastet e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 dhe ka dhënë shifrën prej 20 mijë personave që janë dhunuar gjatë kësaj periudhe.

Deputetët që votuan kundër futjes në ligj të grave të përdhunuara gjatë luftës janë:

1. Shaip Muja – PDK
2. Elmi Reçica – PDK
3. Latif Gashi – PDK
4. Bekim Haxhiu – PDK
5. Zenun Pajaziti – PDK
6. Fadil Demaku – PDK
7. Adem Grabovci – PDK
8. Fatmir Xhelili – PDK
9. Halit Krasniqi – PDK
10. Ramë Vataj – PDK
11. Ramiz Ladrovci – PDK
12. Blerta Deliu Kodra – PDK
13. Salihe Mustafa – PDK
14. Safete Hadergjonaj – PDK
15. Naser Osmani – LDK
16. Ukë Rugova – Lista Rugova
17. Muzejene Selmani – AKR
18. Sevdije Rama – AKR
19. Petar Miletić – SLS
20. Jelena Bontić – SLS
21. Jasmina Žvković – SLS
22. Biserka Kostić – SLS
23. Saša Milosavlević -SLS
24. Müfera Şinik – KDTP
25. Murselj Haljilji – GIG
26. Gëzim Kelmendi – AKR
27. Boban Todorović – SLS
28. Fikrim Damka – KDTP
29. Milivoje Stojanović – SLS

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit