0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Princi i Emirateve u kërkoi SHBA-ve ta bombardonin Al Jazeeran

Më të lexuarat

Princi i kurorës së Abu Dhabit i kërkoi SHBA-ve të bombardonin Al Jazeera-n, atëherë kur Amerika po planifikonte pushtimin e Irakut.

Këto informata dolën sipas një “kablloje diplomatike” të rrjedhur nga Wikileaks, ku detajohej biseda e Princit Muhamed bin Zayed me mandatarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sipas dokumenteve të rrjedhura, Muhamedi bin Zayed (MBZ) kërkonte nga SHBA “për të bombarduar Al Jazeeran”.

Një kërkesë e njëjtë ishte arsyetuar nga babai i princit, i cili kishte thënë se kjo kërkesë nuk është për t’i vënë faj.

Në komentet e tij, të bëra në prag të pushtimit të Irakut në vitin 2003, MBZ paralajmëroi se opinioni publik në botën arabe do të ndizej edhe më tepër nga “mbulimi i rrjetit televiziv të Katarit dhe këshilloi që ndikimi i saj të frenohet.

Në prill të vitit 2003, zyra e Al-Jazeera në Bagdad u godit nga një raketë amerikane duke vrarë një anëtar të personelit dhe duke plagosur një tjetër, ndonëse një zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së i tha BBC News se stacioni “nuk ishte objektiv”. Në vitin 2001, zyra e Al Jazeera në Kabul u godit nga dy bomba poashtu nga një sulm tjetër amerikan, edhe pse nuk pati viktima.

Deklarata duket se tregon një periudhë të gjatë mosmarrëveshjesh midis Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, mosmarrëveshje që arritën kulmin në muajin që po lëmë pas. /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit