4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Bullgari – Sulmohet bashkëshortja dhe vajzat e zv/kryemyftiut

Më të lexuarat

Me arsyetimin se janë “të mbuluara” sulmohen dy vajzat dhe bashkëshortja e zëvendës kryemyftiut të myslimanëve të Bullgarisë Birali Birali.

Sekretari i përgjithshëm i kryemyftinisë Xhelal Faik në një deklaratë për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) tha se bashkëshortja e Birali me dy vajzat të moshës 16 dhe 20 vjeçare janë përballur me dhunën e vajzave të reja dhe një mashkulli teksa po bënin shoping në një dyqan në lagjen “Svoboda” (Liria) në kryeqytetin Sofje.

Pasi ka transmetuar se bashkëshortja e Birali me dy vajzat janë dërguar në spital dhe kanë marrë raport për goditje Faik tha se sulmuesit janë larguar në një kohë të shkurtër nga vendi i ngjarjes.

Duke vënë në dukje se është nisur një hetim në lidhje me ngjarjen Faik tha se policia ka filluar me hetim të të gjitha kamerave të sigurisë që ndodhen në rajon.

Ndër të tjera Faik ka njoftuar se sipas raporteve të para të policisë, sulmuesit kanë sulmuar gratë për arsyen se janë të mbuluara. Faik shtoi më tej se nuk do ta lënë pa zbardhur këtë ngjarje dhe se kanë një shqetësim të madh si kryemyftini nga ngjarjet që prishin qetësinë dhe lumturinë përgjatë Bajramit i cili është i shenjtë për fenë islame.

“Kërkojmë zbulimin sa më parë të personave që kanë kryer sulmin kundër njerëzve që nuk dëmtojnë askënd dhe që ata të japin llogari përpara ligjit për veprat që kanë kryer. Për arsyen se nuk dëshirojmë konfrontimin ndërfetar në vendin tonë ne nuk do ta pranojmë që të jetë pa rezultat ngjarja e shëmtuar e cila ka ndodhur në ditët e Bajramit të shenjtë”, tha Faik.

Më tej Faik u shpreh se do të ndjekin nga afër punimet dhe tentativat e organeve hetimore në lidhje me ngjarjen dhe se zv.kryemyftiu Birali i cili ka qenë dëshmitarë është në shok.

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov i cili në Bullgari është partner i koalicionit qeverisës të Bashkimit racist dhe ultra-nacionalist Patriotik (PF) bën përpjekje për të balancuar ndikimin e krahut ekstrem në politikë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit