-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

S’luhet futboll nëpër liqene

Më të lexuarat

Ndeshjet e xhiros së 19-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll janë shtyrë për të martën dhe të mërkurën.

Këto ndeshje është dashur të luhen të sot dhe nesër, por të premten Komisioni i Garave të Superligës dhe Ligës së Parë mori vendimin që takimet t’i shtyjë për tri ditë.

Komisioni i Garave ka marrë këtë vendim për shkak të gjendjes së vështirë të terreneve të futbollit në Kosovë, pas reshjeve të fundit.

Si raporton Koha Ditore, gjendja më e vështirë është vlerësuar të jetë në stadiumin e qytetit të Pejës “Shahin Haxhiislami” dhe në atë të Skënderajt “Bajram Aliu”. Fusha e stadiumit në Pejë të premten ishte plotësisht e mbuluar me ujë. Ajo më shumë i ngjante një liqeni të vogël se një fushe futbolli.

Shtyrjen e ndeshjeve e kanë kërkuar Besa dhe Ferronikeli. Besa të shtunën është dashur të takohet në Pejë me Vëllaznimin, ndërsa Ferronikeli të dielën në Skënderaj është dashur të presë Trepçën. Stadiumi i Ferronikelit në Drenas nuk ka përmbushur kriteret për lojë edhe para reshjeve të fundit. Komisioni i Garave ka vlerësuar se gjendja e terreneve në Pejë e Skënderaj është gati e jashtëzakonshme, ndërsa ka konstatuar vështirësi edhe në terrenet tjera.

Këtë fundjavë ishte paraparë të niste edhe Liga e Parë. Ndeshjet e Ligës së Parë janë shtyrë për të mërkurën, ndërsa në Superligë pritet të ketë ndeshje edhe të martën, edhe të mërkurën.

Por te Besa e Pejës e Drenica e Skënderajt nuk pajtohen me vendimin e Komisionit të Garave që takimet të luhen menjëherë në mesjavë. Këto dy klube publikisht kanë kërkuar që takimet të shtyhen deri në fundjavën e ardhshme.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit