Koalicioni që doli fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-AAK-Nisma vazhdon ta mbajë sekret emrin e kryeparlamentarit me arsyetimin se për momentin nuk e kanë prioritet.
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është hapi i parë që duhet ndërmarrë para se të mandatohet i nominuari për kryeministër, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin në vitin 2014 ishte rrëzuar Isa Mustafa nga kreu i Kuvendit, propozimi i kandidatit për këtë post i takon partisë apo koalicionit fitues. Por synim për ta marrë këtë post kanë shprehur serbët duke marrë shembullin e Maqedonisë.
PDK, AAK dhe Nisma vetëm pak orë para regjistrimit të tyre si koalicioni parazgjedhor zyrtarisht kishin thënë të jenë marrë vesh vetëm për postin e mandatarit të qeverisë, jo edhe të kryeparlamentarit.