Shefi i Delegacionit të BE-së në Turqi, Ambasadori Christian Berger me rastin e 20 Qershorit, Ditës Botërore të Refugjatëve, vizitoi refugjatët që marrin pjesë në kurset profesionale dhe të gjuhës në Qendrat Komunitare të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.
Bashkimi Evropian (BE) ka dhënë 90 milionë euro të tjera ndihmë për refugjatët në Turqi, Jordani dhe Liban.
Në një komunikatë të Fondit Ndërkombëtar të Emergjencës për Fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF) thuhet se donacioni, i cili është dhënë me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, do t’u vijë në ndihmë institucioneve dhe vendeve që kanë pranuar refugjatë për t’u siguruar qindramijëra fëmijëve e të rinjve mundësinë për të marrë arsim të përgjithshëm dhe profesional si dhe ndihmë psikologjike.
Deri më sot Bashkimi Evropian ka akorduar deri me sot për refugjatët sirianë një fond me vlerë 200 milionë euro.
Nga ana tjetër Shefi i Delegacionit të BE-së në Turqi, Ambasadori Christian Berger me rastin e 20 Qershorit, Ditës Botërore të Refugjatëve, vizitoi refugjatët që marrin pjesë në kurset profesionale dhe të gjuhës që janë hapur në Qendrat Komunitare të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.
Në fjalën që mbajti këtu Berger foli për rëndësinë që kanë për BE-në projektet e realizuara nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke. 1/3 e popullsisë së Sirisë ka emigruar dhe shumica e tyre janë strehuar në Turqi, shtoi ambasadori i BE-së.
“Sot nuk është vetëm dita e refugjatëve, njëherësh është edhe dita e solidarizimit me popullin turk dhe refugjatët sirianë. Me mikpritjen që ka treguar ndaj refugjatëve Turqia ka shpëtuar jetën e shumicës”,- u shpreh Berger.