Nga Kapela Sistine në Vatikan ka dalë tymi i zi, çfarë do të thotë se kardinalët nuk kanë arritur të zgjedhin papën e ri.115 kardinalë nga 48 vende të botës kanë nisur të martën mbledhjen e fshehtë për të zgjedhur kreun e ri të Kishës Katolike, transmeton REL.
Zgjedhja pason dorëheqjen e papritur të Benedictit XVI, muajin e kaluar, nga të gjitha detyrat e papatit.
Kardianlët do të votojnë katër herë në ditë derisa dy të tretat e tyre të pajtohen për një kandidat.
Kur të arrihet pajtimi, nga Kapela Sistine do të dalë tymi i bardhë./kohaislame