9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Vritet me thika një 23 vjeçar në Mitrovicë

Më të lexuarat

Një përleshje në mes disa personave është shndërruar në vrasje, pasi një person i moshës 23 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përdorimit të mjeteve të mprehta.
Incidenti besohet të ketë ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicë, ndërsa për motive ende të pasqaruara tërësisht, besohet se personat ishin përfshirë në përleshje me ç’rast kanë vënë në përdorim edhe armë të ftohta, thikë.

Pas therjes me thikë, palët janë munduar të largohen nga vendi i ngjarjes me veturë, ndërsa kanë shkaktuar edhe një aksident trafiku duke u përplasur në njërin nga semaforët e qytetit në udhëkryqin e rrugës “Shemsi Ahmeti”.

Policia e Kosovës është informuar lidhur me rastin përmes njoftimit nga personeli i spitalit të Mitrovicës, të cilët kanë njoftuar për prezencë të tre personave në mes të moshës 18 dhe 27 vjeç, me lëndime trupore, të shkaktuara me mjete të mprehta.

Dy nga tre të lënduarit, janë dërguar në QKUK Prishtinë, në repartin e kirurgjisë torakale, për shkak të lëndimeve të rënda të shkaktuara kryesisht në pjesën e parme të gjoksit, ndërsa i lënduari i tretë, është trajtuar në repartin e emergjencës në Mitrovicë, me plagë të lehta në dorë.

“Rreth orës 02:10min, Policia e Kosovës, ka pranuar konfirmimin nga QKUK Prishtinë, për vdekjen e viktimës, F.M. rreth 23 vjeçar”, thuhet në kumtesën e Policisë.

Hetuesit policor të drejtorisë rajonale të hetimeve në Mitrovicë së bashku me teknikët e kriminalistikës, nën udhëheqje të prokurorit të shtetit, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe inicimin e procedurave të rastit të vrasjes.

Së paku, një armë e ftohtë, thikë, është sekuestruar si pjesë e provave materiale, që besohet se është përdorur nga njëra palë, ndërsa do të ndiqen procedurat e mëtejme ekzaminuese laboratorike.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit publik, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin e rrethanave të plota të rastit të kualifikuar si “vrasje” në bazë të nenit 178 të Kodit Penal të Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit