9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

UNICEF: Rrezikohet ndihma për rreth nëntë milionë fëmijë sirianë

Më të lexuarat

“Pa fonde të reja, disa aktivitete kritike për shpëtim, do të përballen me një rrezik serioz për tu ndërprerë, që më vonë do të shkaktojë pasoja të rënda për fëmijët e Sirisë”

BEJRUT (AA) – Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar për mungesë të mjeteve të nevojshme për ndihmë për rreth nëntë milionë fëmijë sirianë, si në vend ashtu edhe jashtë tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga UNICEF-i bëjnë të ditur se dallimi buxhetor prej 196,8 milionë euro për programin e ndihmës së fëmijëve sirianë, është më i madhi me të cilin është përballur që nga fillimi i luftës.

UNICEF ka dorëzuar një kërkesë për sigurimin të 1,25 miliardë eurove gjatë vitit 2017, në mënyrë që të ketë mundësi të ofrojë ndihmë dhe shkollim për jetimët, fëmijët e shpërngulur dhe për fëmijët e tjerë të cilët janë të prekur nga lufta në Siri.

Në një deklaratë të publikuar të premten, UNICEF thotë: “Pa fonde të reja, disa aktivitete kritike për shpëtim, do të përballen me një rrezik serioz për tu ndërprerë, që më vonë do të shkaktojë pasoja të rënda për fëmijët e Sirisë”.

Sipas UNICEF-it, numri i fëmijëve në Siri me nevojë për ndihmë është rreth gjashtë milionë, ndërsa numri i atyre jashtë është 2,5 milionë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit