4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Anija humanitare turke me 13 mijë tonë ndihma arrin në Somali

Më të lexuarat

Ndihmat ushqimore në të kanë kapacitet për të plotësuar nevojat e tre milionë njerëzve për periudhë njëmujore

STAMBOLL (AA) – Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka njoftuar se sot në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, ka arritur anija humanitare “Sebat” e cila ishte nisur më 4 qershor nga Mersini i Turqisë, në kuadër të fushatës “Bëhu shpresë” të organizuar me udhëzim të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, anija humanitare me 13 mijë tonë ndihma do të zbrazet më 17 qershor për t’u shpërndarë për nevojtarët, pasi të kryhen procedurat e nevojshme.

Anija Sebat është organizuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Drejtoria Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), kurse ndihmat ushqimore në të kanë kapacitet për të plotësuar nevojat e tre milionë njerëzve për periudhë njëmujore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit