-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

7 bimët që shërojnë pagjumësinë

Më të lexuarat

Para se të përcaktoheni për tableta për gjumë, provoni përzierjet e bimëve shëruese që do t’ju ndihmojnë të zhyteni në gjumë të thellë.

Nuk arrini që gjatë gjithë natës të flini, përderisa jeni shumë të lodhur?
Silleni nëpër shtrat, shikoni orën, por kurrsesi të keni gjumë në sy? Nëse kjo ju duket disi e njohur, është koha të provoni disa përgatitje bimore, të cilat do t’ju ndihmojnë që më lehtë të flini, të jeni më të freskët dhe në mëngjes të jeni shumë të kthjellët.

Livanda
Dy lugë me gjethe të livandës i përzieni me një gotë me ujë të valuar, e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Më pas, në formë çaji, e shtoni edhe një lugë me mjaltë. Çdo ditë konsumoni dy gota me këtë çaj, pak para se të shkoni në shtrat.

Limoni
Zieni dhjetë lugë me lëvore të limonit me një litër ujë. E lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Para se të flini mbushni vaskën me ujë të ngrohtë, shtoni gjithë çajin dhe futuni dhe qëndroni për 20 minuta.

Nana
Gjashtë deri dhjetë qese të këtij çaji i përzieni me vaj luledielli. Përbërjen e mbani të mbyllur në një enë prej qelqi. Me këtë përbërës lyeni kapakët e syrit sa herë që mendoni se kini vështirësi me gjumin, jeni të nervozuar apo jeni të stresuar.

Aguliçet
Rrënjët e aguliçes i imtësoni shumë. Më pas i vendosni në ujë të valuar. Çdo ditë konsumoni nga dy gota.

Hikërrori
Një lugë me hikërror e zieni me ujë për një minutë, më pas e lini të qëndrojë për 10 deri 15 minuta. Konsumoni dy-tri gota brenda ditës.

Meli
Zieni një gotë qumësht me dy lugë meli të thatë. E lini të qëndrojë për pesë minuta e më pas i shtoni edhe mjaltë. E konsumoni para se të shkoni të flini.

Murrizi i kuq
Përzieni një lugë me gjethe të thara të murrizit të kuq me gjysmë luge balsam. E zieni dhe e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Çdo ditë konsumoni nga tri gota./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit