Kush është Dr.Gëzim Kelmendi dhe çfarë bëri këto dy mandate si deputet në Kuvendin e Kosovës
Dr.Gëzim Kelmendi ka lindur me 8 Nëntor të vitit 1979, në qytetin e Pejës.
Dr.Gëzim Kelmendi rrjedh nga një familje intelektuale.
Babai, nëna dhe halla e tij që të tre veteran të arsimit në qytetin e Pejës, rritën, edukuan dhe e shkolluan Gëzimin.
Dr.Gëzim Kelmendi është i martuar dhe ka dy vajza e një djalë. Po ashtu Dr.Gëzim Kelmendi ka edhe tre vëllezër.
Dr.Gëzim Kelmendi, shkollimin e ultë e përfundoi në shkollën fillore “8 Marsi” në Pejë.
Shkollimin e mesëm e përfundoi në shkollën e mesme të Mjekësisë, dega e Stomatologjisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë.
Në vitin 2006 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë, dega e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Me 31 Mars 2017 Dr.Gëzim Kelmendi përfundoi Specializimin në Qendrën e Klinikës Universitare të Prishtinës dhe morri titullin “Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale”.
Dr.Gëzim Kelmendi është njohës i tri gjuhëve te huaja:
gjuhës angleze, gjuhës turke dhe gjuhës serbe.
Dr.Gëzim Kelmendi ka edhe përvojë gjashtë (6) vjecare në fushën ndërkombëtare të farmacisë duke punuar edhe si përfaqësues mjekësor në kompani farmaceutike ndërkombëtare.
Një vit ka punuar si “Përfaqësues Mjekësor” në kompaninë Farmaceutike Turko – Shqiptare “Altupharma”.
Ndërsa pesë vite ka punuar si “Përfaqësues Mjekësor” në kompaninë Farmaceutike Gjermano – Italiane “Berlin Chemie – Menarini”.
Aktualisht, Dr.Gëzim Kelmendi punon në Klinikën Stomatologjike private të tij “DENTINA” në Pejë.
Aktiviteti politik
Dr.Gëzim Kelmendi është që dy mandate Deputet në Kuvendin e Kosovës.
Në mandatin e parë 2010 – 2014, Dr.Gëzim Kelmendi si Deputet i Kuvendit të Kosovës ka qenë pjesë e dy komisioneve dhe një nënkomisioni parlamentar :
• Komisioni për Shëndetësi,
• Komisioni për Legjistacion dhe
• Nën Komisioni për Imunitete dhe Mandate.
Në mandatin e dytë parlamentar Dr.Gëzim Kelmendi ishte Deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, pasi që në muajin Shtator të vitit 2014 është ndarë nga Grupi Parlamentar, ndërsa në muajin Mars të vitit 2015 ndahet edhe nga ish subjekti i vjetër politik.
Arsyet e ndarjes kanë qenë të shumta, por ato kryesoret kanë qenë:
shkelja e marrëveshjeve, shkelja e parimeve për interesa përsonale dhe lakmitë për pushtet.
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Dr.Gëzim Kelmendi ka vazhduar të jetë Deputet i pavarur, duke mos qenë pjesë e asnjë koalicioni politik dhe asnjë komisioni parlamentar.
Në Prill të vitit 2015, Dr.Gëzim Kelmendi sëbashku me 6 themelues të tjerë themelojnë Partinë Politike “FJALA” si parti e qendrës së djathtë konservatore, e cila Parti me 12 Qershor regjistrohet edhe zyrtarisht nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës.
Me 13 Shtator 2015 kjo Parti e mbajti Kuvendin e parë zgjedhor, ku zgjodhi Kryetarin e saj Deputetin e Republikës së Kosovës Dr.Gëzim Kelmendin.
Dr.Gëzim Kelmendi njihet edhe si:
Kundërshtuesi më i madh i Demarkacionit (pasi ishte i pari që e ngriti këtë çështje me 25 mars 2011),
Kundërshtuesi më i madh ndaj privilegjeve politike,
Kundërshtuesi më i madh i krimit dhe korrupsionit,
– Ishte i pari që kërkoi tu rriten penzionet penzionistëve të Kosovë,
– Ishte i pari që kërkoi rritjen e pagave për Policin e Kosovës
– Ishte i pari që foli për diskriminimin e vajzave,
– Ishte i pari që këkroi ndryshimin e ligjit për Arkat Fiskae (arka që po shkatrrojnë bizeset e Kosovës),
– Ishte i pari që u dol në mbrojtje shqipetarëve në Turqi duke kërkuar tu ipet shtetësia Kosovare (gjë të cilën e kundërshtuan Ministrit e Kosovës),
– Ishte i pari që kërkoi të ndimohet Bujqësia e Kosovës pa kamatë,,
– Ishte ndër të parët që kërkoi zbardhjen e rastit të Ukshin Hotit atdhetarit i cili edhe sot e kësaj dite ende nuk dihet fati i tij,
– Ishte i pari që kërkoi të mbrohet e drejta e gruas në Kosovë,
– Ishte ndër të parët ai që ngriti çështjen e arrestimeve dhe korrupsionit në Universitetin e Prishtinës,
– Ishte i pari dhe i vetmi që kërkoi të ju ulet paga deputetëve, kryeministrit dhe presidentit të Kosovës ku mori shumë akuza nga deputetët e pa ngopur rreth benifiteve,
– Ishte ai që kërkoi vendosjën e kamerave në shkolla pasi po ka sulme me mjete të forta ndërmjet nxënësve,
– Ishte ai i cili bëri përgjegjês deputetët dështimin rreth Qendrës Klinike Universitare QKU,
– Ishte ai i cili ju doli në përkrahje protestuesve shqipëtar në Maqedoni kur shumica heshten në vitin 2014,
– Ishte ai i cili për parime dhe jo interesa përsonale doli nga Koaliconi dhe nga ish partia vetëm pse u shkelen parimet dhe emaneti i votuesve të tij, andaj vazhdoi vet dhe ju qëndroj besnik votuesve,
– Ishte më i zëshmi kundër terrorizmit edhe pse mori mjaft kërcnime,
– Ishte ai që për migrimin e qytetarëve të Kosovës akuzoi dhe tha së fajtorë janë deputetët me paga maramendëse,
– Ishte ai që propozoi komision hetimor për Kuvendin e Kosovës (gjë që 5 mandate askush nuk e kërkoi),
– Ishte mjaftë i ashpër në projektligjin për barazi gjinore,
– Ishte ai që ju doli në mbrojtje Shqipëtareve në Luginën e Preshevës,
– Ishte ai që kërkoi të ndalen keqpërdorimet e buxhetit dhe benificionet e klasës politike,
– Ishte ai dhe partia e ti që dolen kundër Asosacionit dhe Demrakacionit,
– Ishte ai që tha se nëse Partia FJALA vjen ne pushtet, asnjë Minstër i saj nuk do të shfrytëzoj veturat zyrtare,
– Ishte ai që tha së Tenderomania është kancer dhe po e fundos Kosovën,
– Ishte ai që tha së Qeveria duhet ti ndal shpenzimet dhe keqpërdorimet e bëra nëpër Ministri,
– Ishte ai që tha së vëllezërit nga Diaspora meritojnë mirënjohje të madhe pë kontributin e tyre si para, gjatë dhe pas luftës,
– Ishte ai i vetmi që propozoi që për postin e presidentit duhet të jetë përson apolitik dhe kush ma mirë e mëriton këtë post se sa dikush nga familja heroike e Adem Jasharit,
– Ishte ai që gazetari i njohur Fidan Jupolli e dekoroi me titullin “Njeriu që e mban Fjalën”,
– Ishte i pari që doli kundër presidentit aktual dhe i tha nuk ti dua ofertat ministrore dhe ambasadore që mi ofroni të qëndroj në sallë ditën e votimit dhe nuk do të votoi për president,
– Ishte ai që kërkoi të ndryshohen tekstet shkollore pasi ato po nxisin urrejtje dhe vrasje,
– Ishte ai që i doli në mbrojtje familjës shqipare kundër dëgjenerimit,
– Ishte ai që ju dha mbështetje të fuqishëme punësimit të specialistëve mjekësor,
– Ishte ai i cili tregoi haptazi se kush po kontrabadon me Kufirin me Malin e zi,
– Ishte ai i cili tha se minitria e jashtme duhet jap dorëheqje pas dështimit të Kosovës në Unesco,
– Ishte ai që haptazi i tha Qeverisë: Pranoni gabimin për Demarkacionin e mos ja bëni këtë tradhëti Kosovës,
– Ishte ai që ju tha së krimi i organizuar dhe korrupsioni po e rrënojnë Kosovën,
– Ishte ai i vetmi që në Kuvend si deputet pa parti politike por që arriti të mbledh 44 nënshkrime për një seancë të jashtzakonshme pas arrestimit të drejtorit të policisë nga forcat sërbe, edhe pse tjetër kush është dashur ta thrret atë seancë,
– Ishte ai që tha së do jap të gjitha meditjet e veta për policin e arrestuar nga policia sërbe,
– Ishte ai që i doli në mbrojtje vlerave të UÇK-së,
– Ishte ai që mbrojti ligjin e veteranëve të UÇK-së,
– Ishte ai që mbrojti ligjin për FSK-në
Nëse dëshiron fakte për to kalo në kanalin e Kryetarit në YouTube:
https://www.youtube.com/cha…/UC9DG97hDAl8D4bo3Iv6JnGA/videos
I nderuari votues, ju jeni i sinqertë, i ditur dhe me vlera.
Faleminderit për votën tuaj.