Në postimet e bëra në llogarinë e tij në Twitter zëdhënësi Ibrahim Kalin shprehu ngushëllime për rënien dëshmor të ushtarëve dhe të mësueses Aybuke Yalçin në sulmin e terrorit në Batman.
Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin reagoi ashpër ndaj medias perëndimore.
Në postimet e bëra në llogarinë e tij në Twitter zëdhënësi Ibrahim Kalin shprehu ngushëllime për rënien dëshmor të ushtarëve dhe të mësueses Aybuke Yalçin në sulmin e terrorit në Batman, ndërsa shkroi se “Media perëndimore, e cila ‘estetizon’ terrorin e PKK-së, nuk do të shkruaj për rënien e këtyre ushtarëve e as për mësuesen Aybuke Yalçin. Por, ata do të jetojnë gjithmonë në zemrat tona”.
Terroristët e PKK-së fillimisht kanë shtënë në drejtim të makinës së kryetarit të bashkisë Kozluk, ndërsa më pas hodhën në erë një makinë në një pikë kontrolli të xhandarmerisë. Në këtë sulm ra dëshmor mësuesja e muzikës, 22-vjeçarja, Aybuke Yalçin .e cila ndodhej në vend të ngjarjes në një makinë tjetër. Ndërsa njëri prej ushtarëve të plagosur në sulmin kamikazë ka humbur jetën në spitalin ku ndodhej për kurim.