-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Në fushatë për ta luftuar islamofobinë, faqja Sincerely inkurajon jomuslimanët amerikanë të dërgojnë letra nëpër xhami gjatë Ramazanit

Më të lexuarat

Në fushatën të quajtur Sincererly – Sinqerisht, organizata amerikane e ndryshimit shoqëror të të rinjve DoSomething.org, po inkurajon amerikanët jomuslimanë të dërgojnë letra nëpër xhami gjatë Ramazanit.

Është një përpjekje për të luftuar Islamofobinë dhe për të festuar muajin e shenjtë me fqinjët muslimanë.

Mbështetësit mund të krijojnë një kartolinë përshëndetëse dhe t’ia dërgojnë atë DoSomething.org, ku organizata do të dërgojë kartolinën në një nga xhamitë në SHBA. Qëllimi është që të dorëzojmë të paktën një kartolinë Ramazani, në çdo xhami gjatë muajit të shenjtë, transmeton mashable.com.

“Ramazani, një festë e rëndësishme në Islam, është një festë e bamirësisë, dhembshurisë dhe mëshirës. Le të tregojmë mbështetje dhe vlerësim duke mbledhur rreth gjërave për të cilat ne të gjithë besojmë”, thuhet në faqen Dosomething.

Faqja e fushatës Sincerely, përshkruan pikërisht atë që njerëzit duhet të bëjnë për të bërë një kartolinë të ndjeshme që pasqyron domethënien e Ramazanit, duke përfshirë sugjerimet se çfarë duhet të shkruajmë për të treguar mbështetjen. Kartolinat duhet të postohen deri më 10 qershor, në selinë e DoSomething dhe pastaj do të shpërndahen në xhaminë të gjithë vendin.

Ramazani, i cili filloi më 26 maj dhe mbaron më 24 qershor, përkujton shpalljen e Kuranit, librit të shenjtë të Islamit.

Në vitin 2015, kishte rreth 1.8 miliardë muslimanë në mbarë botën. Nga këta njerëz, rreth 3.3 milionë banonin në SHBA dhe agjëronin Ramazanin.

DoSomething ishte frymëzuar veçanërisht për të ndërmarrë veprime pas vrasjeve në krimet e urrejtjes gjatë vitit të kaluar dhe retorikën e dëmshme rreth emigrantë muslimanë në epokën e Trumpit. Organizata shpreson të përdorë fushatën e kartolinave si një mënyrë për të avokuar për laramaninë fetare dhe respektin e identitetit musliman.

“Ne e dimë se nuk mund ta zgjidhim problemin e urrejtjes, por e dimë se është e rëndësishme dhe e fuqishme për një gjeneratë të re të tregojnë mbështetje për fqinjët tanë muslimanë amerikanë”, ishte shkruar në faqen e organizatës e cila po merret me këtë fushatë.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi duke aktivizuar anëtarët tanë për të ndihmuar në dërgimin e kartolinave të urimit të Ramazanit në çdo xhami të vetme në vend”.

Përmes fushatës, të rinjtë që bëjnë një kartolinë mund të hyjnë për të fituar një burse prej 3 mijë dollarë. Në këmbim të mbështetjes së tyre. Ndërsa, mbështetja financiare e arsimit është gjithmonë e rëndësishme, sidomos duke pasur parasysh koston e lartë. Mbështetësit e Sincerely, në fund të fundit, nuk duhet të kenë nevojë për tu nxitur që të mbështesin komunitetin musliman.

Mbështetësit e DoSomething.org kanë dërguar tashmë rreth 30 mijë kartolina për xhamitë në të gjithë vendin. Kjo është një tërësi shenjë dashurie që është vonuar shumë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit