1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Jankullovska vazhdon “Vrasësit janë radikalë islamikë”

Më të lexuarat

Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska mbetet në qëndrimin se vrasjen e pesëfishtë në Smillkovc është kryer nga radikalë islamik, dhe madje shprehet krenare për aksionin e fundit ku u arrestuan 20 persona megjithë kritikat e ekspertëve dhe partive shqiptare, përfshi BDI-në, që i cilësuan të dëmshme paragjykimet e të arrestuarve si vrasës dhe terrorist, para dhënies së verdiktit gjyqësor. Jankullovska u bëri sërish apel partive dhe medieve, të përmbahen nga opinionet dhe spekulimet mbi këtë rast, dhe sipas saj, të mos përfitojnë në kurriz të fatkeqësisë së të tjerëve.

“Nuk kam informata për çfarë flisni, nuk i kam dëgjuar informatat të cilat tentoni t’i prezantoni. Unë sa i përket këtij rasti konkret ndjejë krenari që policia në një afat rekord, arriti të zgjidhë rastin më të komplikuar me të cilin jemi ballafaquar deri tani, dhe dëshiroj t’i porosis të gjithë se do të vazhdojmë të veprojmë në të njëjtën mënyrë. Asnjë nuk guxon dhe nuk mund të fshihet pas asnjë përkatësie apo parashikimeve të tjera individuale nëse ka bërë krim. Krimi është krim pavarësisht nga cila përkatësi etnike apo religjion vjen dhe në çfarë thirret. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet të përgjigjen njësoj para ligjit dhe ne do të vazhdojmë luftën pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit dhe asnjë nuk do ta shikojmë nëpër gishta”, deklaroi Gordana Jankullovska ministre e brendshme.
Jankullovska nga ana tjetër pranoi se armët e konfiskuara gjatë aksionit nuk korrespondojnë me armët me të cilat është kryer vrasja e pesëfishtë, dhe se rasti tani është në duart e organeve gjyqësore.
“Rastin e kemi dorëzuar te organet gjyqësore, ata e udhëheqin hetimin tani. Nëse marrim çfarëdo urdhri që të veprojmë, do t’i vëmë në dispozicion të gjitha forcat me të cilat posedojmë. Deri tani nga analizat që kemi bërë, nuk është vërtetuar se armët që i kemi konfiskuar gjatë arrestimeve përgjigjen me armët me të cilat është kryer vrasja”, tha Gordana Jankullovska ministre e brendshme.
Përsa i përket personit Haki Haziri i humbur pas aksionit policor, Jankullovska theksoi se në polici nuk mbahet i ndaluar asnjë person nga arrestimet e 1 majit.
“Të gjithë personat që u arrestuan nga policia u dërguan në procedurë të mëtejshme, kështu që policia nuk ka mbajtur në ndalim asnjë person”, theksoi Jankullovska.
Sa i përket protestave të së premtes, ministrja Jankullovska theksoi se edhe pse nuk ishin të paralajmëruara, zyrtarisht policia e siguroi ambientin dhe se akoma nuk i ka identifikuar personat që tentuan të shkaktonin incident. Komentet, Jankullovska i bëri në shënimin e ditës së policisë në aeroportin ‘Aleksandri i Madh’./alsat-m/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit