Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan e miratoi vendimin e Parlamentit për sistemimin e forcave ushtarake turke në Katar, që paraqet shenjë për mbështetje për vendin nga Gjiri Persik i cili është drejtuar para izolimit nga shtetet arabe për shkak të mbështetjes së tij të parashikuar të terrorizmit, transmetuan mediat britanike.
Parlamenti turk të mërkurën e miratoi ligjin, ndërsa Erdogani menjëherë e ka miratuar, që u bë e njohur mbrëmë përmes kumtesës së kabinetit të tij, ndërsa vendimi sot u publikua edhe në gazetën zyrtare turke.
Erdogani mbrëmë vonë e ka ratifikuar edhe marrëveshjen midis Turqisë dhe Katarit për bashkëpunim në trajnimin ushtarak. Dy zonat ishin përgatitur para shpërthimit të krizës me Katarin.
Turqia, gjithashtu, premtoi se me ushqim dhe ujë do ta furnizojë këtë shtet tani të izoluar arab.
Presidenti turk deklaroi se masat e ndërmarra ndaj Katarit nuk do të sjellin deri në zgjidhjen e problemeve. Erdogani, i cili kohë më parë tentoi ta luajë rolin e ndërmjetësuesit në rajon, thotë se Ankaraja do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj që të ndihmojë në tejkalimin e krizës.