5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rusia i dhuroi gabimisht Norvegjisë rezerva të mëdha të naftës dhe gazit

Më të lexuarat

Në territorin, të cilin presidenti i atëhershëm rus, Dmitrij Medvedev ia kishte dhënë Norvegjisë në kuadër të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit në detin Barents, janë zbuluar rezerva të mëdha të naftës dhe gazit. Derisa norvegjezët po fërkojnë duart nga gëzimi, rusët janë të dëshpëruar se u ngutën me këtë vendim.
Drejtoria norvegjeze e karburanteve ka publikuar rezultatet e hetimit dyvjeçar në fundin e detit Barnets, të cilin Rusia para tri vitesh ia ka dhënë Norvegjisë.

Është konstatuar se në fundin e detit gjenden rezerva të naftës dhe të gazit që tejkalojnë edhe parashikimet më optimiste: aty janë së paku 300 milionë metra kub të arit të zi, nga i cili mund të përfitohen 1.9 miliardë barelë me naftë dhe gazë, vlera e të cilave konsiderohet të jetë 30 miliardë euro.

Negociatat për demarkacionin e territorit kontestues në detin Barents dhe Oqeanin e ngrirë të veriut, të një sipërfaqeje prej 175 mijë kilometrash katror, ishin zhvilluar në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar në mes të ish Bashkimit Sovjetik dhe Norvegjisë. Mirëpo, marrëveshja përfundimtare ishte nënshkruar në vitin 2010 në mes të presidentit të atëhershëm rus, Dmitrij Medvedev dhe kryeministrit norvegjez, Jens Stoltenberg.

Qysh atëherë kritikët rusë të marrëveshjes kishin tërhequr vërejtjen se Moska ishte ngutur me pajtimin për heqjen dorë nga ai territor kontestues. Kurse, dyshimet e tyre tashmë janë treguar të drejta.

“Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për Norvegjinë. Norvegjia veriore do të shndërrohet në krahinën tonë të naftës e cila do t’i kontribuojë ngritjes së ekonomisë së vendit”, kështu i ka komentuar gjetjet e gjeologut Ola Borten Moe, ministri i energjetikës së Norvegjisë.

Lajmi për “ëmbëlsirën e artë” të cilën Oslo e ka fituar nga Moska ka shkaktuar një eufori të vërtetë në Norvegji, shkruan gazeta ruse “Nova Izvestija”. Ky entuziazëm i norvegjezëve është i arsyeshëm, sepse rezervat e naftës në pjesën norvegjeze të Detit të Veriut janë duke u shpenzuar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit