2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Lavdrim Muhaxheri vritet nga dronët e SHBA-së (Foto, Video)

Më të lexuarat

Lavdrim Muhaxheri, lideri i luftëtarëve shqiptarë të bashkuar me grupin e dhunshëm xhihadist Shteti Islamik, është vrarë gjatë një sulmi me dronë të forcave amerikane në Siri, shkruan Top Channel.

Lajmin e konfirmoi edhe vëllai i tij, Bajrami, përmes një statusi në rrjetin social Facebook. Njeriu që mori nofkën “Kasapi i Ballkanit” ishte kthyer në shqetësim për Perëndimin e konsiderohej i kërkuari numër një për rajonin. Muhaxheri, i njohur edhe si Abu Abdullah al-Kosova, shihej prej kohësh si njëri prej drejtuesve të ISIS-it pas ngjitjes së shpejtë në krye të Brigadës Ballkanike të xhihadistëve.

Shërbimet sekrete italiane raportonin vitin e kaluar se ai ishte rikthyer në Kosovë në muajin nëntor e kishte kaluar përmes Maqedonisë, duke vënë në lëvizje krerët e shërbimeve sekrete të dy këtyre vendeve dhe Shqipërisë. Muhaxheri kishte lëshuar disa herë kërcënime ndaj Kosovës e Shqipërisë. Emri i tij u lidh edhe me thirrjet për dhunë gjatë ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri-Izrael, që do të luhej në Shkodër.

19 personat e arrestuar asokohe nën dyshimin se po planifikonin goditje, qenë koordinuar pikërisht nga Muhaxheri dhe Ridvan Haqifi, gjithashtu ish-pjesëtar i ISIS-it, i vrarë shkurtin e këtij viti. Dronët amerikanë raportohet t’i kenë marrë jetën në sulmin e fundit edhe vëllait të tij, Bilall Haqifit.

Lavdrim Muhaxheri pushtoi titujt e gazetave botërore korrikun e vitit 2014, kur hodhi në Facebook fotot e tij duke i prerë kokën një të mituri. Shtatorin e po atij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit e shtoi në listën e vet të terroristëve globalë.



https://www.youtube.com/watch?v=8rg7dx1tg1Q

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit