1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zemrat tona kanë vdekur me dhjetë gjëra

Më të lexuarat

Ibrahim bin Is’hak kaloi pranë tregut në Basra, dhe njerëzit u mblodhën përreth tij. I thanë atij:

“O Ebu Is’hak, ç’është me ne, bëjmë dua, por nuk kemi përgjigje në duatë tona?!”

Ai u përgjigj:

Për shkak se zemrat tona kanë vdekur me dhjetë gjëra:

1. Ju e dini Allahun për Zot, por nuk i kryeni obligimet ndaj Tij.

2. Ju po pretendoni se e doni Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mirëpo e keni lënë mënjanë Sunetin e tij.

3. Ju e lexoni Kur’anin, por nuk punoni sipas tij.

4. Ju i hani dhe i shfrytëzoni të mirat e Allahut, por nuk e falënderoni Allahun për to.

5. Ju po thoni se shejtani është armik i juaji, por ju po pajtoheni me të në çdo gjë.

6. Ju po thoni se Xheneti është i vërtetë, por nuk po punoni për të.

7. ju po thoni se xhehenemi është i vërtetë, por nuk jeni duke punuar që të ikni nga ai.

8. Ju po thoni se vdekja është e vërtetë dhe gjithsesi do të ndodh, por nuk jeni përgatit për të.

9. Kur të zgjoheni nga gjumi, merreni me të metat e njerëzve, ndërsa i harroni të metat e juaja.

10. I varrosni të vdekurit e juaj, e ju nuk po merrni mësim nga kjo.

Bahri Curri

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit