Zgjedhjet në Kenia shkaktuan shpërthimet e para të dhunës. 17 persona u vranë gjatë dy sulmeve mbi policinë që autoritetet i përshkruan si “sulme terroriste”. Si pasojë u vranë 9 policë, 2 civilë dhe 6 autorë të sulmit.
Të paktën njëri nga sulmet u krye nga “Këshilli Republikan i Mombasa”, i cili kërkon shkëputjen nga Kenia. Është njoftuar se separatistët kanë qenë rreth 200 persona. Disa prej tyre ishin të armatosur me armë zjarri, ndërsa disa me harqe, shtiza dhe hanxharë.
Një person mbeti i vrarë në një shpërthim në qytetin e Garissa. Në qytetin e Mandera shpërtheu një bombë e telekomanduar. Nuk pati të lënduar.