Mediat raportojnë se Doha ka kërkuar largimin e një numri të liderëve të Hamasit
GAZA (AA) – Grupi palestinez i rezistencës Hamas ka mohuar pretendimet për dëbimin e një numri të udhëheqësve të grupit nga Katari, raporton Anadolu Agency (AA).
Raportimet e mediave të dielën thonin se Doha kishte kërkuar largimin nga kryeqyteti të një numri të udhëheqësve të Hamasit për shkak të presioneve nga jasht.
Sipas televizionit Al-Mayadeen me seli në Liban, një përfaqësues i Katarit i ka dhënë Hamasit një listë të anëtarëve të cilët duhet të largohen nga Doha.
“Këto raporte janë të pabaza dhe të pavërteta”, tha zëdhënësi i Hamasit, Hossam Badran në një deklaratë të dielën.