Familjarët presin që me ndryshimin e pushtetit, asht siç është premtuar, sa më parë të zbardhet edhe rasti “Monstra”.
Për proceset e montuara, familjarët presin që të jepet drejtësia dhe të del në shesh e vërteta, që sipas tyre, nënkupton lirim të familjarëve të tyre. Bedri Ajdari, familjar i njërit prej të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë kërkon një gjykim të drejtë, ashtu siç është premtuar nga vetë kryeministri, njofton Alsat M.
Ministri i sapo zgjedhur i drejtësisë Bilent Saliji zotohet se ky rast do të zbardhet në mënyrë të drejtë dhe e vërteta do të dalë në shesh .
“Ka pasur raste edhe më të brishta që përpara opinionit por edhe drejtësisë janë dukur të brishta, unë ju siguroj se maksimalisht unë në bashkëpunim me të gjithë administratën e ministrisë së drejtësisë duke konsultuar ekspertë të ndryshëm dhe duke punuar me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që këta raste të zbardhen deri në fund” u shpreh Bilent Saliji- ministër i Drejtësisë.