0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

FJALA hap fushatën në Prizren: Ndershmëria e kandidatëve, karta jonë e suksesit

Më të lexuarat

Edhe pse partitë politike gjatë fushatës zgjedhore po bëjnë premtime edhe për përkujdesje ndaj personave me nevoja të veçanta, është vetëm një parti që me të vërtetë po u jep hapësirë atyre.

Është FJALA e Gëzim Kelmendit që në mesin e 110 kandidatëve për deputetë gjenden edhe tre persona me aftësi të kufizuara.

Kelmendi në prezantimin që u bëri tetë kandidatëve nga Prizreni, në shadërvanin e këtij qyteti, deklaroi se në partinë  e tij të gjithë kandidatët janë të shkolluar e njerëz të ndershëm që duan ta ndryshojnë vendin.

Tutje ai tha se ai bashkë me subjektin e tij partiak nuk kanë dal të bëjnë premtime siç po mashtrojnë të tjerët por sipas tij ata vetëm do të tregojnë se kush do i përfaqësojë ata.

Më pas Kelmendi me deputetë dolën për të ndarë fletushkat me emrat e kandidatëve nga ana e Prizrentit në dyqane e rrugë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit