1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rritet numri refugjatëve në Greqi

Më të lexuarat

Sipas UNHCR-së, që nga tetori 2016 e deri tani ka arritur në nivelin më të lartë numri i refugjatëve që kanë mbërritur në ishujt në Egje “në udhëtimin e tyre të rrezikshëm drejt Evropës”

ATHINË (AA) – Numri i refugjatëve që kanë kaluar në mënyrë ilegale në ishujt e Greqisë në Detit Egje për muajin maj ka qenë 2,104, duke arritur në nivelin më të lartë për 7 muajt e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), theksohet se që nga tetori 2016 e deri tani ka arritur në nivelin më të lartë numri i refugjatëve që kanë mbërritur në ishujt në Egje “në udhëtimin e tyre të rrezikshëm drejt Evropës”.

Në muajin prill kanë kaluar 1.156 refugjatë në ishujt e Greqisë, ndërsa në muajin maj kjo shifër ka arritur në 2.104, e cila në krahasim me një muaj më parë ka shënuar një rritje prej 82 për qind.

Pavarësisht se kalimet e refugjatëve kanë shënuar rënie me 97 për qind pas marrëveshjes për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së, bëhet e ditur se drejt ishujve të Greqisë kalojnë mesatarisht në muaj 1.500 refugjatë.

Në kuadër të marrëveshjes refugjatët mbahen në ishujt ku ato mbërrijë dhe kryhet vlerësimi i aplikimit për azil, ndërsa rikthehen në Turqi refugjatët të cilëve iu refuzohet kërkesa për azil.

Sipas të dhënave të Ministrisë greke të Sigurisë publike, theksohet se që nga fillimi i zbatimit të marrëveshjes në prill 2016 e deri tanë janë rikthyer 1.181 refugjatë, në mesin e tyre duke përfshirë edhe sirianë.

Në ishujt grekë kryesisht në Lesbos, Kios, Samos, Kos, dhe Leros ndodhen mbi 14 mijë refugjatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit