6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

ShBA-ja ndan një buxhet 500 milionë dollarë për PKK

Më të lexuarat

Për programin stërvit-pajis në Siri buxheti i mbrojtjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara (ShBA) Donald Trump për vitin 2018 ka ndarë një fond me vlerë 500 milionë dollarë.

Organizata separatiste terroriste PKK do të marrë një pjesë të madhe nga buxheti amerikan i mbrojtjes.

Për programin stërvit-pajis në Siri buxheti i mbrojtjes së administratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara (ShBA) Donald Trump për vitin 2018 ka ndarë 500 milionë dollarë.

Sipas një dokumenti në lidhje me buxhetin që është siguruar nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni), administrata Trump nga Fondi i Operacioneve të Jashtme me vlerë totale 64 miliardë dollarë në buxhetin e mbrojtjes për vitin fiskal 2018, 1 miliardë e 769 milionë dollarë i ka ndarë për programet ‘stërvit-pajis’ në Irak dhe Siri.

Është konstatuar se shuma prej 1 miliardë 269 milionë dollarë do të harxhohet për programin ‘stërvit-pajis’ që vazhdon në Irak, kurse pjesa e mbetur 500 milionë dollarë të mbetura janë ndarë për programin ‘stërvit-pajis’ në Siri.

Sipas dokumentit në fjalë një forcë milicore me 25 mijë vetë është trajnuar për të luftuar kundër DAESH-it në Siri, ndërsa 5 mijë milici të tjerë janë duke u trajnuar. Mësohet se 393 milionë dollarë nga fondi me vlerë 500 milionë dollarë do të përdoren për armë dhe pajisje.

Bie në sy fakti që në mesin e armëve që do t’u jepen grupeve që mbështeten në kuadër të programit “stërvit-pajis” në Siri bëjnë pjesë edhe arme të tilla si raketa kundërtank dhe raketa të llojeve të ndryshme.

Në këtë listë armatimi ka: 12 mijë automatik të markës kallashnikov, 6 mijë mitraloza dhe 3 mijë e 500 mitraloza të rëndë, ndërsa 3 000 raketa antitank prodhim amerikan tip RPG-7 dhe 1 000 raketa të tipit AT-4 ose raketa antitankt të tipit SPG-9, prodhim rus.

Gjithashtu në listë bëjnë pjesë edhe 235 mortaja të kalibrave të ndryshëm, 100 pushkë snajperi, 450 dylbi të tipit PV-7 për të shikuar natën dhe 150 dylbi ndriçuese me rreze infra të kuqe.

Sa do që për grupet që do të furnizohen me këto armë dokumenti përdor shprehjen “opozita e pastër siriane” (që ka kaluar filtrin amerikan të hetimit), Forcat Demokratike të Sirisë (SDG), të udhëhequr nga PYD/YPG, krahu i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, do të përfitojnë pjesën më të madhe të këtij armatimi.

Përveç kësaj, thuhet se nga kjo ndihmë me armatim do të përfitojnë edhe një numër i vogël i grupeve arabe që luftojnë kundër DAESH-it në zona të ndryshme të Sirisë dhe që mbështeten nga ShBA.

Dokumenti që flet për buxhetin e Pentagonit argumenton se “nëse armët në fjalë nuk do të sigurohen, atëherë kjo do të dobësonte “përpjekjen e ShBA-së kundër DAESH-it në terren” dhe “do të dëmtonte besueshmërinë e saj në prani të forcave partnere në Siri”.

Ndërsa Pentagoni u shmanget komenteve mbi çështjen, buxheti pritet të miratohet nga Kongresi në tetor.

Në fillim të muajit të kaluar, Shtëpia e Bardhë autorizoi Pentagonin për të furnizuar me armë dhe pajisje organizatën terroriste të PYD/PKK në Siri në kuadër të operacionit në Rakka.

PYD/PKK deri më tani e ka mohuar që Pentagoni i kishte dhënë organizatës armë, të armëve, edhe pse në mënyrë jozyrtare vazhdimisht ka marrë nga armët që ShBA-ja ka dërguar në Siri.

Megjithatë, në fillim të javës, Pentagoni njoftoi se kishte dërguar për herë të parë armë të lehta dhe mjete ushtarake për PYD/PKK në Siri, duke bërë të ditur se do të vazhdonte të mbështeste këtë organizatë në kuadër të luftës kundër DAESH-it.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit