-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përfitime shpirtërore apo shëndetësore nga agjërimi?

Më të lexuarat

Agjërimi është proces efektiv si terapi detoksifikimi, ngase toksinat e grumbulluara zbërthehen dhe lirohen jashtë organizmit. Gjithashtu, agjërimi është ideal për personat me mbipeshë por edhe ata me nënpeshë trupore.
Për personat me mbipeshë yndyrat (acidet yndyrore) e depozituara do të zbërthehen (katabolizmi), duke lehtësuar humbjen dhe normalizimin në peshë trupore, gjithashtu duke stabilizuar sistemin kardiovaskular. Për personat me nënpeshë trupore, agjërimi funksionalizon sistemin e tretjes, si dhe pajis organizmin që të tretë dhe asimilon lëndët ushqyese (anabolizmin).
Agjërimi gjithashtu lehtëson shumë probleme dhe çrregullime dermatologjike (lëkurës). Kjo vjen si rezultat i eliminimit të materieve toksike. Agjërimi ka përfitime shpirtërore unikate në afinitet ndaj virtyteve fisnike, në refuzimin e veseve dhe shprehive negative, po ashtu ka efekt ndaj varësive kronike, si pirja e duhanit, alkoolit etj.

Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm!
Përgatiti: Rrahman FERIZI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit